Prijëse

Tabutë e të rinjve në komunitete

Nga  | 

 

Emri: Manika Shrestha

Organizata: Nepal Mahila Ekata Samaj 

Nepal

“Kur ne diskutuam problemet në komunitete, të gjithë ramë dakord se duhet të diskutojmë më shumë mbi ciklin menstrual. Prindërit tanë, thoshin ‘ne nuk duhet të diskutojmë për këto tema-menstruacionet apo periodat; nuk duhet ta hapim aspak këtë temë.’ Mund të diskutojmë për gjëra më me vlerë. Qysh në atë çast kuptuam se duhet të punojmë më shumë për këto tema. 

“Si një vajzë që është rritur në një komunitetet të vogël si Kathmandu, Nepal, pashë se vajzat dhe gratë diskriminoheshin ende nga familja dhe shoqëria e tyre.”

Kur ishte adoleshente, Manika iu bashkua një komuniteti ‘vajzash adoleshente që drejtohej prej Global Fund for Women. NMES merret me organizime ‘klubing në Kathmandu për të edukuar vajza dhe gra, pjesë e tabuve kulturore, si menstruacionet, higjena, të drejtat seksuale dhe riprodhuese si edhe martesat e detyruara. 

Tash, si pjesë e stafit të NMES, Manika po merret me projektin e saj personal për të mësuar Lidership për kolegët si pjesë e Young Women’s Leadership Initiative. Manika udhëheq temën e menstruacioneve me 22 vajza, duke diskutuar për normalizimin e menstruacioneve, tabuve seksuale, periodave si një tabu që duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë. / GFFW

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares