Op-ed

Tek ne joshen gratë më përpara!

Nga  | 

Silvi Bakiri

Në një republikë tjetër, ndoshta, mendohet për burrin para gruas. E ndoshta, edhe aty, ka prioritet dëshira e gruas përpara dëshirës së një gruaje që nuk e do këtë grua. Pra, ka një logjikë shumë të qartë, pse gruaja, kushdo qoftë ajo, gëzon avantazhe. Edhe në zgjedhje!

Më ke pyetur mua mbi zgjedhje që lidhen me mua? Sa pjesëmarrëse kam qenë unë në çdo vendim që lidhet me mua, pa praninë time atje? Pse duhet ti të vendosësh mbi jetën time personale, bashkëshortore apo shoqërore në termat e një vendimi final. Pa qenë unë e pranishme. 

Pse duhet dikush tjetër të vendosë mbi raportet e mia me njerëz të tjerë? Ç’lidhje kam unë me ty dhe pastaj me prindërit e të tretëve, nëse nuk jam e pranishme në vendime që lidhen me mua. Ç’lidhje ke ti të gjykosh joshjet e mia, preferencat e mia, faktin nëse unë dua të takoj gay, prostituta, njerëz nga rruga, apo njerëz të të gjitha ngjyrave ose prerjeve. 

Kam qenë unë e pranishme në vendimet që ti merr për “të panjohur”, por jo aq të panjohur? 

Por pyetja më e rëndësishme që shtrohet 

Pse ti mendon se burrat janë kaq specie të joshshme, në çdo çast, dhe gjatë gjithë kohës, ndërsa gratë; të patundueshme. Në pritje të një fati. Me të drejtë: në gjykim të vazhdueshëm, në vëzhgim të vazhdueshëm, në presion të tmerrshëm, në trajtim tmerrësisht të padrejtë. 

Cila është pika ime më e fortë? Çfarë e ka joshur “atë të shkretin”, që “asaj” t’i japim ferrin, etj si këto. 

Pra, ti thua që burrat mund të joshen më lehtë, çdo minutë, e për këtë arsye kupton edhe se gratë që i joshin janë të ndryshme. Atëher’ pse duhet ti të piketosh disa prej tyre dhe t’i akuzosh apo keqtrajtosh? Po flasim për shek. XXI, viti 2019. Nëse ti apo kushdo është e bindur se pasoja mbeten të burrat, me gjithë joshjen që iu shkaktohet prej shumë e shumë vajzave, pra jo prej një ose dy, më vjen keq, por rrugët tona ndahen këtu. Në këtë opinion, i cili, përsëri s’është yti! Një grua që mbron burrat përpara grave është thjesht e shëmtuar. Një burrë, gjithashtu. 

Çliro mendimet! @gentlewomen 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares