Op-ed

Partia Socialiste siç ka qenë

Nga  | 

Silvi Bakiri

Të mos frikësohesh të jesh vetja, të mos frikësohesh gjithashtu të mendosh deri në xixëllonjën e fundit që të takon. Deri dje, e kurdoherë, e tillë ka qenë Partia Socialiste.  Ajo që njohim të paktën prej Arta Dades, Pandeli Majkos, Bashkim Finos, Mimi Kodhelit, Ben Blushit etj. 

Gjithashtu, duke i shtuar edhe kontributin e pashtershëm të Edi Ramës, deri përpara mandatit të fundit, ku vërehet qashtërsisht një lloj zvetënimi i kësaj partie. Partia Socialiste nuk njihet si partia e entuziasmit të ideve që marrin flakë brenda ditës, por gjithpoaq nuk njihet as si Partia e mendimtarëve të rilindjes, së paku qysh pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet. Për këtë arsye, asaj i duhet identiteti siç ka qenë, me të gjitha gjerësitë dhe gjatësitë gjeografike siç i përkasin. 

Sepse koha kalon, dhe ajo që mbetet është gjithmonë ajo çka na ndan nga tjetri, e jo ajo çka na bashkon. Njëjtë, funksionon edhe me logjikën politike. Për çfarë e duam partinë, nëse nuk ka individualitete në të?! Për çfarë e duam “tjetrin”, nëse nuk vërejmë diferenca tek ai. 

Diplomacia shërben për të afruar, por deri në ato limite që nuk prekin individualitetet. Nuk mundet, ta zëmë, të formëojmë në mendje asnjë Parti e cila i thotë anëtarëve: “Ti do jesh një më poshtë meje!” Prandaj, duhet larguar dyshimi nëse ka apo jo talente të mjaftueshme për të mbushur një parti edhe më shumë. 

Si mundet ta realizojmë pa përfshirë paragjykime dhe pavërtetësi?  E ndonjëherë edhe çështje të Partisë Demokratike, të cilat, px krijojnë stereotipe të vjetra, ndoshta, ndonjëherë, edhe me të drejtë, duke qenë se PD-ja e djeshme a e sotme qoftë, është dhe mbetet gjithsesi përvijuese e Partisë Komuniste, që kalon paksa pragun e liberalizmit që solli ndoshta Alia. E këtë nuk e them unë për fat të keq! Si mund të kthehet Partia Socialiste siç ka qenë, me kontribute veteranësh që gjithsesi mbeten kontribute por edhe, me artin e padiskutueshëm që solli për herë të parë ish-Kryebashkiaku, gjithashtu edhe ish-Ministër Kulture, për ta bërë një parti vërtetësisht moderne? Natyrisht, kjo nuk është e thjeshtë! Duhet ndërgjegjësimi personal i Kryeministrit, si edhe, pakte besueshmërie që tejkalojnë ndjeshmëri të tjera. Për një Shqipëri ndjeshmërisht racionale, Partisë Socialiste i duhet kthyer nuri i dikurshëm, larg çdo gjykimi të tharët tavolinash dhe birrash që dehin arsyen, deri në pikën e të mos marrurit vendime. Shqipëria nuk është bebe në pelena, por një forcë, që sado që ti e sulmon, mbetet yll i pashuar. Shqipëria është vendi i Miss Albania- s dhe Miss Shqipërisë, vendi i tolerancës dhe mikpritjes. Vendi që kur sheh padrejtësi, reagon. Vendi që kur sheh padrejtësi, frymëzon edhe të tjerë, për t’i bërë ballë padrejtësive. Vendi ku nuk mund të veprosh sipas dëshirës apo kapriçiove, në ngarkim të gjithkujt që ndryshon prej teje, apo prej meje. Vendi ynë nuk njihet për Mafian e as për dialektika tepër të huaja, e si të tilla edhe tepër snob. Për të kaluar te pyetja e duhur: Çfarë të bëjmë për ta kthyer PS- në në një forcë, e cila nuk mund të zëvendësohet me asgjë? Sipas meje, nuk ka përse individualitetet e të gjitha llojeve të mbahen në rafte të përgjumura! 

Për një Parti Socialiste my way, ku nuk ka përse të shtrohet pyetja  se si sillemi me prindërit, përpara se të njohësh secilin.

private online space of writing to use or to hide this article is not aloud / të tregosh këtë artikull sipas zgjedhjes së audiencës nuk lejohet 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares