Op-ed

Futboll me gra?

Nga  | 

Silvi Bakiri

A e di ti ç’do të thotë të frymëzosh? Nëse je grua, e kam fjalën. Së pari, unë mendoj dhe jam e bindur se vetëm kush e njeh mirë kiminë dhe biologjinë mund të vijojë të kuptojë diferencën e perceptimit mashkullor në situatën e relaksuar të rutinës tipike mashkullore: një rruarje, një gjumë i lehtë dhe punë,  perceptimit femëror në situatën normale femërore, si edhe në atë mbi normalen. 

Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për trajtimin, kushtet, mundësitë, hapësirat, tolerancat, bonuset apo dhuratat, por e kam fjalën për të kuptuar se çfarë ndryshimi thelbësor kemi, si edhe sa ndryshe jemi prej mënyrës se si jemi “trajtuar” nga jashtë, fatkeqësisht. Duhet të kuptojmë edhe më mirë, se sa e rëndësishme është që në lëmin e kësaj rutine krejtësisht jo vetëm të pabarabartë, por tmerrësisht abuzive, i forti ose e forta të marrë ‘me meritë’ çka ka fituar vetë.. 

E gjithashtu,  më pak  i sforcuari ose e sforcuara të paktën t’i dhurojë audiencës luksin e mirëkuptimit. Përpos. Është e paimagjinueshme që forca femërore të varet nga një tymnajë interpretimesh, një tufë kori shkolle, apo aq më pak një futbollistike të shëmtuar, e cila me tërë dashamirësinë shpirtërore apo hyjnore nuk e kupton këtë tolerancë. Nuk e kupton, sepse nuk e mbart, dhe nuk e mbart sepse i është nënshtruar “vjedhjes” qysh në fillim. 

T’i nënshtrohesh vjedhjes do të thotë të djegësh vitet e tua prej burri të mirë, prej vajze fisnike, prej gruaje të bukur. Fiksasionet dhe versionet që i lihen rastësisë e largojnë edhe më shumë këtë mirëkuptim. Drejt zeros. Aty ku me personat që gjykojnë krijohet një mur definitiv, deri sa të kuptojnë. 

Shqiptaria i atribuohet vlerave të vërteta dhe jo situatave të manipuluara për të manipuluar edhe këto vlera. Ose për ta bërë të aftën të aftësuar, siç Marilyn Monroe do të thoshte po ta kishte atë zë. Po të kishte hapësirën pra, për ta shpërfaqur atë zë. Si një ikonë që mund t’i kishte rezistuar viteve e jo thjesht si koketë a mace që vidhte role, por si një Madame me të drejta të plota. 

A ishte Monroe një viktimë futbolli të rrezikshëm? Po. Por, duke mos qenë pjesë e vetëdijshme e tij. A mund të rikthehet ai lloj futbolli, dhe të luhet po njësoj sot e kësaj dite? Jo, sepse gratë kanë vlerësimin e duhur për gratë e tjera dhe forca e gruas është gjithnjë e parë. 

Çdo lloj gruaje, kudo, gjithmonë. Jo, ne nuk na pëlqejnë gratë e getove, në të cilat luftohet për territor, për të dashur ose për pasuri. Na pëlqejnë gratë që luftojnë me drejtësi për veten, për simotrën apo për çdokënd që ulet vetëm përballë padrejtësive kundrejt çdo vajze e gruaje apo që ngrenë krye krenarisht përballë çdo padrejtësie që shitet si e atillë. Nëse jemi duke komunikuar për gra lidere dhe artiste. A frymëzon vuajtja? Fred Rreshpja në pishinat e Tiranës, më shumë. Si libër, them. ⚾️

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares