Op-ed

Pse censurohet sistemi i vajzave dhe grave të bukura, edhe në politikë?

Nga  | 

Silvi Bakiri

Lëvizja Trump e ka rikthyer nocionin e vajzave dhe grave, të cilat luftojnë për njëra-tjetrën dhe jo kundër njëra-tjetrës. Për arsyen e vetme, të dominimit të një politike të drejtë në saraje të padrejta për secilën prej tyre/nesh. Çfarë do të thotë kjo? Nuk është më as të qenit veterane në politikë e as të qenit i prirur ekstremisht majtas apo djathtas, ekuilibri i duhur i barazisë gjinore si përfaqësi e detyrueshme në atë që mund të jetë Bashkimi Europian, por është të qenit prezent pa shumë fjalë në një skenë llogjesh dhe intrigash përgjithësisht të vogla.
Përse duhen këto vajza dhe gra?
Sepse, bota është e njerëzve të bukur. E njerëzve që i duan njerëzit e bukur. E njerëzve që janë dhe qëndrojnë prezentë pa cënuar, pa vjedhur dhe pa u bërë pengesë për të tjerët.
Në këtë kuptim, natyrshëm, që fuqia femërore duhet t’i dedikohet më shumë mbrojtjes se sa sulmit. Në gjuhën e futbollit, kjo. Ndërsa, në atë të përditshme: Këpuca e princeshës i takon princit të duhur e jo këmbës së duhur.
Konkurrenca brenda çifteve, por jashtë kontekstit të çiftimit, ose edhe brenda kontekstit të çiftimit, asociohet me frikërat e meshkujve / burrave për t’ia dorëzuar këtë fuqi gjinisë tjetër. Serial killerat e grave në çdo fushë të jetës janë më të rrezikshmit kur u jepet pushtet i kufizuar apo i pakufizuar. Sharmi i Arta Dades mund të jetë në çdo moment i ekspozueshëm ndaj peshkaqenëve politikë. Prandaj ajo duhet mbrojtur. Mençuria e Mimi Kodhelit, pandryshueshmërisht nuk mund dhe nuk duhet t’i lihet në gjykim një rrethi më të ulët shpirtëror. Sepse e tillë është gruaja nga pikëpamja biologjike si edhe nga pikëpamja e funksionimit të botës feministe. Tashmë.. Nëse opinionet ndryshojnë sipas humorit të një kopuku, një hajduti, një mashtruesi, për ta sjellë situatën e gruas a gjendjen e gruas (siç do të thoshte de Beauvoir) në realitete të spontuara sipas fantazisë pushtuese të gjithësecilit, do të kishim një tufë me gra të përdorshme në çdo moment, ose një arenë me kukulla të komandueshme sipas një rrethi më të ulët intelekti.
Fuqia e vulgut.. mund ta shijojë atë çka ka vjellë vetë.. për t’u mbarsur nga e para me të njëjtat probleme. Me po ato problematika. Me po ato kolore që shquajnë veç vetveten. Siç do të thoshte – supozoj, Alice Munro, nga shtëpiza e saj, krejtësisht e painteresuar për çmime, të cilat, së paku, nuk i referohen grave dhe vetëm atyre, edhe kur nuk janë feministe. Edhe kur nuk janë universale: Lërmë të fle!
Thellësitë e qenieve njerëzore kërkojnë të rizbulohen në dimensione të qashtra. Ose të tkurret si trëndafila, përgjithmonë në Titanic! Në filma. Në kokoshka & mes miqsh! Jeta vazhdon, ashtu sikurse edhe ëndrrat. Si ndihej e dobishme Nënë Tereza, Princeshë Diana, Mahatma Gandi, Eleanora? Si bëhet e dobishme çdo zonjë e parë që ka mision të frymëzojë (duke qenë e frymëzuar dhe duke frymëzuar), çdo sirenë, çdo vajzë e thjeshtë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni? Duke ndihmuar, duke hapur rrugët, duke promovuar, duke lançuar: gjithçka që i shërben brezave të të rinjve dhe të rejave.
Gjithçka e re dhe e mirë për Shqipërinë, “shprazet” nga Shqipëria dhe i lihet në dorë gjithçkaje të pasur dhe të bukur – me energji pozitive & frymëzim – Amerikës (shpresojmë), e jo asaj wilde. Miss America është një kompeticion ku përsëritja i referohet sërish intelektit, e ku pjesëtarët e bukur të një familje të bukur dominojnë në këtë fashë.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares