Op-ed

Braktisur/

Nga  | 

Gjatë udhëtimit 6 mujor jashtë vendit; në vende të ndryshme duke filluar me Greqinë e duke u ndalur më gjatë në Gjermani, krahas gjithçkaje shumë të bukur dhe me përfitim, ishte më shumë se sa e tmerrshme të shihje trajtimet e ulta në njerëz tepër seriozë – jogrekë. Pra, ishte sa e bukur, aq edhe e tmerrshme të studioje Greqinë, vendosur mes një klime fantastike dhe një pozicionimi gjeografik unik, mbushur plot e përplot me emigrantë, as më shumë e as më pak se sa dikur emigrantët: marokinë, italianë, shqiptarë, kosovarë e malazezë, ndoshta.

Të gjithë, në kërkim të punës. Shumica prej tyre, në kërkim të vetvetes. Në kërkim të një familjeje, pse jo. Por pjesa më e madhe, gjithnjë në kërkim.
Koka dhe koha e tyre ndoshta nuk përputhen me atë çka ofron tregu, por natyrisht faza e bukur e kërkimit, i ka nxitur dhe i nxit në halle, më tepër se sa në zgjidhje. Në halle të mëdha. Aty ku bolieri është me të vërtetë luks, e aty ku edhe vetë fjetja madje, është luks.

“Erdha në shtëpinë time. Mbështeta kokën në një jastëk të zhubrosur prej mendimesh jo të miat, por isha dhe u ndjeva e qetë.” K.

Është e rrezikshme të mos kuptosh më shumë se sa të kuptosh. Majafton të lëshosh atë fjalim dhe të mbushësh të rinjtë me mundësi, – mendova për çdo të ri e të re, me një histori krejt të vetën e që i referohet vetes, për tjetrin ; jo për veten. Çfarë këkonin ato emigrantë në Greqi?
Nëse kërkonin dashurinë e jetës, me siguri që “institucionet e dashurive” mund t’u ofonin një zgjidhje të pranueshme.. Ule atë fjalim, e kupto se sa larg dashurimit të vetvetes je, – mendova (do të thoshte dikush i cili vjen nga ato largtutje sisteme). Jam e sigurtë! Thashë dhe mendova. Ai ose ky sistem, duhet ta ulë atë fjalim.
Duhet të mendojë për një fjalim tjetër : një fjalim që i përgjigjet atyre djemve dhe vajzave që pashë, por edhe vetvetes. Duhet të mendojë për një vetvete të krisur. Sepse vetëm kështu shpëtojmë nga çmenduria, insinuonte Niçja. Kush është Niçja? Kush është Jezus Krishti? Kush është Virginia Woolf? Njerëz të një kohe tjetër. Të cilët, koha i qurri mbi vete.

Sepse Ti je koha. Kurse unë jam detektori që kupton se e ardhmja është e atyre të rinjve dhe jo jotja. Redaktore e asaj çfarë shkruajnë gjethet e sërish një kohe tjetër.

Një shkrimtare në tentativë.

Regjia, nuk më duhet! Tha ajo.

E ndërsa unë vazhdoja mendoja për vetveten e njejtësuara me ata dhe ato, atje a këtu. Rrugëve, gjithashtu. Kujtova dhe u binda pastaj, se të gjithë e kanë pasur këtë problem: Të rilindin vetveten nga vetet.

‘Të jesh tjetri në lotë, jo në trup. Të jesh vetvetja, në vepra jo në thashetheme. Pa gjurmë, në ikje. Me gjurmë të forta në ardhje. Pa shumë fjalë në qëndrim.

Çlirohu.

Emigrantja L.

Në mitrën tënde paloseshin pallimet e shoqërisë së burrave, nuk flinin zogjtë e ndonjë dashurie kushedi. Po ti kush je? Çasti në ikje. Lëshoje atë fjalim, gërthet dhe L.

Personazhet brenda fjalës, e kuptojnë edhe vetveten. Personazhet jashtë fjalës janë tinguj. Kozetë, çfarë thanë për ty-a? Apo ti s’je këtu.

Leo, çfarë shenje horoskopi ke qenë? Në sirtarët e cilës dosje fle? Në shtretërit e kujt hajvani ke rizbuluar erotikën tënde. Dhe mbi të gjitha: Ku je? sb

Z.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares