Op-ed

Këto vajza dhe gra që “presin” bileta

Nga  | 

Paris

Venezia 

Milano 

Thashethemi më i rëndësishëm i momentit në këtë “fshatin” tonë është

unë të jap disa detaje joautike dhe ti shkon për shërbime

Nuk dimë nëse ky është një kod për të orientuar fëmijët drejt vendesh ku mund të shkollohen dhe kulturohen më mirë, apo një shaka e hidhur, lëshuar si shashkë, e së cilës i duhet dhënë fund.

Pra, bëhet fjalë për vajza që vuajnë e të cilat lëshohen si bombat e Gërdecit në kërkim të fatit të tyre. Jashtë Shqipërisë. Pas një tmerri të përjetuar në vendin e tyre, a në ndonjë rrethanë të çuditshme rrethinash, kjo asnjëherë nuk dihet sepse kryeplaku është busy me “atë që vjen më pas”.

Vajza e pyllit shëtit gjithnjë e mjegulluar në porte, aeroporte, por edhe në p*dhë pasunarësh. Maksimalisht, me një diplomë a një pashaportë në dorë, e ndonjë telefon, të cilin patjetër që e kërkon ankthshëm: Për të komunikuar me prindërit, të cilët janë gjithnjë diku atje tutje, në një ré. Të aberruar me probleme që janë me të vërtetë probleme. E me zgjyra mendimesh mëngjesore, të cilat spinxhuksat e post ‘90 ës mund t’i marrin për garniturë humoresh e skeçesh, ashtu rëndom.

Vajzat vuajnë.

Thellësisht. E kanë tepër të vështirë të nxjerrin në pah kërcimin si gjel për të kuruar të afërmit e tyre.

Pyetja e vetëkuptueshme e brendashkruar tyre  :

“Kur do të dal nga ky rreth pa frymë, pa shpirt, pa ato të vërteta, të cilat mua më ndihmojnë të jem një qenie/vajzë, grua e shëndetshme?”

“Maloket janë të forta. E unë jam maloke. Duhet ta përballoj edhe këtë.”

Fatkeqësia e këtyre vajzave që marrin rrugët është se vazhdojnë të gënjehen.. e njëkohësisht, vazhdojnë të shpresojnë. Me fëmijë. Pa fëmijë. Por gjithnjë duke vuajtur panatyrshmërinë. Ato nuk janë vetvetja.

Çdo sistem që i bën njerëzit të mos jenë “vetvetja” është i gabuar.

“Shkëlqimi yt nuk më prek aspak.. Përçmimi yt, edhe më pak! Sepse, ti, dukshëm vuan, më shumë se objekti yt i përçmimit.”

Ti po mbron me thonj një ide të gabuar dhe të vjetër. Sepse gjendesh ende në atë kohë, që do të thotë se jeton në shkuarën.

Nuk je prezent në Botë,

e për këtë arsye shtrëngon rripat e lagjeve të botës tënde. E për të njëjtën arsye, të vdekurit që ke në kokë, mendimet, që nuk kanë asnjë lidhje me mendimet e disa kohëve më parë, veprimet që nuk i përgjigjen situatave të krijuara (në sfond), ideve të tjera absurde që lidhen me “njerëzit dhe talentet e tyre” i përkasin një tjetër niveli energjie.! 🚬

paris, venezia, milano një rrenë e shpejtë dhe një kërcim pupthi

paris, venezia, milano një çift me autizëm shkon me kroçierë. “Udhëtarja” ka shkuar me një qëllim.

Ndërkaq, vajzat e rrugës i janë dorëzuar një “po- je” të thatë për një moskuptim të përjetshëm. Zhardhoku i problematikave të tua s’mund të jetë i njejti me timin. Ti nuk kupton! E nëse i zgjedh problemet e tua me gënjeshtra, do të jetë koha që do të të “fshikullojë”.

Që njerëzit të bashkëjetojnë me njerëzit duhet të sillen mirë me njëri-tjetrin. “Kallashi” ishte zgjidhje vetëm për ato largtutje qeveri, tashmë të refuzuara kategorikisht nga çdo vend anëtar ose pretendues për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Të mbulosh problemet me batanije është një ide e mirë, por sipas një psikologjie të vërtetë (të komunikuar, të kuptuar) edhe sipas kodeve të kulturave përkatëse, është shumë më e udhës që me ato vajza dhe gra të flitet.

Absurdi në të cilin noton është i kuptueshëm vetëm mes njerëzve të së njejtit absurd.

Edhe shteti që keni ndërtuar është i njejti me atë absurd. Gjynah

vajzat.

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares