Psikologji

Orwell në vitin ‘36 – zgjimi

Nga  | 

Arsyeja që vajzat shqiptare janë sexy nuk është përgjegjësi eksluzive e prindërve të tyre, e për të njejtën arsye (sepse në një farë mënyre vijmë vetëm në këtë jetë, kështu që duhet të shkojmë po ashtu) as e bashkëkombasve të tyre. Për të njejtën arsye, as funksionimi i tyre në shoqërinë globale nuk mund të jetë përgjegjësi e tyre! Kështu që kjo marrëveshje funksionon vetëm në terma logjikë e pastaj logjistikë në mënyrën se si cënon njerëzit e tjerë. Në kuptimin, për shembull, të punësimit.

Pra, nëse ti ke marrë përsipër të drejtosh një qeveri duhet të jesh në gjendje të sqarosh “nungesat”, e pastaj “pranitë”.  Duhet të jesh në gjendje të mendosh përtej disa kufijve të ngushtë mendorë, e që nuk i përgjigjen asnjë konteksti global ligjor. Politika e përgjumjes dhe shfrytëzimit (njëkohësisht me gajasje) me goca promocioni, me vajza të cilat janë shfrytëzuar e shfrytëzohen, nuk i shërben një problematike globale por vetëm interesave të tua & të tua.

Si e tillë, paktet burrnishte i referohen vetëm burrnive.

[Megjithatë, dashuria për kulturën tejkalon çdo paqartësi “të kufizuar”, të vockël, oruelliane, e kthen personalitetin aty ku ishte. Pa ndonjë brerje ndërgjegjje, e cila nuk i shkon as përmasës, e as kostumit dhe kollares së staturës politike e pastaj asaj njerëzore. Njerëzisht. Njerëzishëm.]

Kjo tallje që i është bërë shqiptarëve, është një bejte e përsëritur apo diçka e re? Kjo është pyetja e vërtetë, e pas së cilës nuk mund të ketë asnjë ‘ndoshta’ por vetëm një Jo të thatë dhe të padiskutueshme. T’i hedhësh benzinë mendjeve të mahisura, është politikë e njohur & për subjektet lehtësisht të ndikueshme, edhe më.

Orwell është i dashuruar me të njejtin koncept. Pa qenë i detyruar ta mbrojë, në vitin 2019. / sb

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares