Op-ed

Historia ime e shkurtër

Nga  | 

Silvi Bakiri 

Emigracioni në troje problematike, siç Greqia, Italia a Austria është qershia e një torte gatuar edhe më larg, por vetëm në kushtet kur i/e emigruara është kthyer shëndoshë e mirë. Natyrisht, që duke qenë edhe vetëm (në të gjitha kuptimet) problemi a problematika zgjerohet edhe më shumë në sensin e të gjykuarit të situatës. Pra ti / ju po gjykon një grua të fortë, në kushte të forta.

Gjithashtu, po merr vendime unanimisht bazuar mbi imazhe ose figura.

Dhe mbi të gjitha, po merr vendime!

Të kthehemi të të emigruarit. Emigracioni gjithashtu.

Çfarë është të marrësh një çantë shpine për të (edhe studiuar) dinamikat e një bote të panjohur? Të një bote plot rreziqe, ku edhe më i/e rritura në një eksperiencë të atillë, do të provonte kënaqësi. 

Megjithatë, nuk po flasim për një eksperiencë të shkurtër dhe normale, por për një udhëtim të planifikuar me qëllim “studimet” si edhe njohjen me njerëz të ndryshëm.
Për të krijuar një kanal komunikimi edhe jashtë Shqipërisë. Përshtypjet përkatëse jashtë fakteve, janë ëmbëlsira e ujkut të udhëtimeve! Nëse do ta quaja kështu, një personazh hipotetik i cili të zbraz nga vetvetja për të të kthyer në një plastelinë pa bukuri, pa talent, pa histori!
Personazhi hipotetik ushqehet me neurozat e njerëzve. Si edhe me thashethemnajën përgjithësisht. Ka preferenca për “më të dobtit”, fshehtazi pëlqen shkëlqimin (faktikisht..) i cili na pëlqen të gjithëve, si i tillë është edhe paksa sahanlëpirës, servil ndoshta.

Gjithnjë do të gjendet një gjyhnaqare!
Për të cilën, ose kemi nevojë, ose na shërben. Çështja gjithmonë mbart një ose.

Por, sot është një ditë e bukur. Personazhi hipotetik që vëzhgon çdo çtendosje nga kopsa e pushtetit.. (të fiksuar në mendje, në këtë rast), është i njejti, që ose është gati të qajë ose do të qajë ose është i vendosur për atë pushtet me çdo kusht. Këtë askush nuk e di.

Zhvendosja e një burri shteti në një tiran, apo e një ish- nomadi në një Kryeministër?

Apo, e një njeriu të thjeshtë.

Këtë mendoj teksa gjerb realitetin normal, e shpesh të zhvendosur sipas shijeve përkatëse. Por, në rastin tim, jashtë çdo lloj konkurrence.

Udhëtimi vazhdon me njerëz “më të ulët” se vetja. (Sepse kjo është detyra e çdo qytetari, jashtë eksitimit të urdhërit të zyshës, që në terma gramatikorë-verbi mund të konsiderohet “jo hajdut”)./

Atje ka gjithnjë njerëz më të varfër se ti. Një individ i dashur shoqërisht kujdeset konkretisht për shëndetin e tij mendor përpara se qoftë edhe të mendojë, të abuzojë këta njerëz. Duke ecur në ato rrugë, kuptoj gjithashtu se sa e rëndësishme është të komunikosh me njerëz të të njejtit nivel (eksperiencash, komunikimi dhe profesioni) për të bërë zgjedhje për veten, dhe pastaj për ata në praninë e tyre.

Por hajduti vazhdon të ngulmojë, sepse kjo është detyra e hajdutit (në lojën e Mafias).

Ke gëlltitur eliksirin e borgjezisë së post ‘90- ës. Ke gëlltitur eliksirin e shoqërisë futuriste të ëndrrave. Pra, je në ëndërr!

Çfarë ka ende në atë botë? Vetmia ndihmon për ta zbuluar.

As ‘sëmundjen’ nuk e ke tënden. Je në ëndërr!

Konteksti lokal i një vendi të vogël mbetet gjithsesi i vogël.. !

Konteksti lokal i një vendi të madh mbetet gjithnjë më i bukur!

“Disa koreanë në katin më lart po diskutonin koreançe.”

Historia është e shkurtër, por është jotja.

Je një gotë larg humbjes definitive të ndonjë vetveteje.

Historia ime është e gjatë. 📚/ 💜

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares