Op-ed

Në aeroport aka Gërthima fatbardhë

Nga  | 

Silvi Bakiri

Si dhe sa e kuptojmë mirësjelljen në terma të miqësisë brenda shqiptarisë?

As më pak e as më shumë se sa një natë e gjatë në aeroport, me kthim vrik… në shtëpi, në Tiranë. Përpos torturës së qëndrimit të përqëndruar në hapësirën aeroportuale, përpos edhe detyrimit për të zbatuar një për një të gjitha rregullat zyrtare dhe jozyrtare të çdo udhëtari, padashje ndodh edhe të bëhesh pjesë a “viktimë” eksperimentesh psikologjike që studiojnë sjellje të përshtatshme për një vend të shkujdesur, ose të përshtatura kur vendasit kërkojnë me çdo kusht të materializojnë ide të pasakta për kohën, vendin, kulturën dhe mirësjelljen që frymëzon mirësjellje, lirshmëri, mundësi, mendjehapësi patjetër.

Për të parandaluar kundërveprimin e këndit vrojtues dhe gjykues me këtë rast, i/e eksperimentuara natyrshëm do të reagojë përpara rezultatit të dëshiruar, si me thënë: Do shkojë A në Paris veç me një kartë identiteti, pa biletë, pa pashaportë Apo do të mbërrijë B në shtëpi pas shumë tentativave për “fugë”?! Situatë kjo, ku sikleti bën pakt me nxitimin dhe përfundon në absurd, por jo pa një lloj kuptimi.

Sa i ndihmojnë shqiptarët, shqiptarët? Sipas vrojtimit (reagues) të së vrojtuarës, pra meje, prej autoriteteve të oficerëve të aeroportit Nënë Tereza, rezulton se nuk vetëndihmohemi – mes vedi, por reagojmë për t’u vetëndihmuar – për të ndihmuar veten.

Kjo varet nga sjellja sistemike e sistemit, apo individit; që detyrimisht, brenda kompaktësisë kulturale të institucionit sillet si i veçuar. Por, pse mos të ndodhë të sillet si i interesuar për proçedurat që pastaj të bëhet pjesë e sistemit, i/e mirëintegruar e me plot mirësjellje? Ndërkaq udhëtari dhe hija e tij.. pas një vazhde keqkuptimi që synon të kundërtën e komunikimit (si me thënë: pse mos të kuptohemi pa u sqaruar) mendon destinacionin. Përplasje që krijon zhgënjim dhe që e bën të harrojë mirësjelljen pasardhëse. Për këtë arsye, aeroporti kthehet befas në cirkuit lojrash, me një ngarkesë tejet negative dhe tejet të tëhuajsuar. Pra, jo të brendshme, e që të vazhdojë nga burimi i një energjie të pastër: Të kthjellt. Që këtu, ndërpritet funksionimi normal me sistemin institucional; aeroportin. Më pas, fillon të krijojë probleme edhe funksionimi në sisteme më të mëdha, të pastrukturuara: në rrugë, në autobus, në bar, në kinema etj. Udhëtari që kthehet në qytetar të vendit të vet, ndjen vështirësi në lojën normale të jetës së përditshme. Nuk gjen punën e synuar, nuk mirëintegrohet në komunitetin e dëshiruar, nuk përcjell optimalisht potencialin. Sepse pengohet! Sa vlen mirësjellja në ndjelljen e një sistemi, që pastaj sistemi ta favorizojë? Shumë. Por sa gjatë, mund të bëjë punë vetëm mirësjellja, apo vlera të pranuara kyçe si integriteti, qasja me edukatë, kultura, ndërsa e gjithë qasja kundër-diametrike është e spontuar për ta ulur energjinë dhe për ta dënuar personin në një buzëqeshje të trishtë, apo akoma më keq; në trishtim? Kur them qasje kundërdiametër e kam fjalën kur gjithçka që lidhet me të eksperimentuarin e sistemit të pastrukturuar, ose të ndjekurin për ta vrarë me mirësjellje gjithçka që ka apo i përket si, paraqitja, talenti, mundësitë, familja, shoqëria, universiteti? Në këtë rast, sistemi duhet të bëjë kthesë prej “vetvetes” nga elitat.

Elitat promovojnë, mediokriteti linçon!

Aeroporti është një sistem kyç që studion sjellje minimaliste. Udhëtari përcakton atje raporte minimaliste, por në kontekste ku sisteme më të mëdha, të pastrukturuara luajnë me qytetarin duke e kthyer në udhëtar, atëherë për rrjedhim udhëtari ka të drejtën të rifitojë veten përpara, me rebelizëm. Rebelizmi nuk nënkupton pabindje për snobizëm por pabindje për të drejtën e vet: për të ripozicionuar edhe më lart Sisteme.

Pa e kthyer në kuriozitet për lojë prej gënjeshtarëve, vrojtuesve a mbretërve qoftë. Duke bërë që hutimi të kthehet në pështirosje dhe pështirosja në rikoshet negativ për individët. 📌

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares