Op-ed

Republikanët përballë sajesash lokale

Nga  | 

IMG_1987

Silvi Bakiri

Filtri i mendimit të opozitës amerikane jo në pushtet, kalon në filtra të tjerë që me siguri nuk e kanë bazën në Itali. Si i tillë, edhe “pasojat” e politikave të anekseve nuk kanë të njëjtin sukses siç mund të kenë në Evropë, dhe akoma më shumë në Ballkan, ku interferencat janë shumë më të mëdha, duke marrë parasysh “lëshimet politike” që ju janë bërë italianëve dhe grekëve, në pjesën më të madhe të rasteve nga Shqipëria. Politikat perëndimore kalojnë në filtra parteriteti, nuk kakojnë në filtra thashethemnaje. Për këtë arsye, për shembull, një kandidate e shkëlqyer grua si Hillary Clinton nuk mund të bjerë pre e politikave lokale apo e këtyre filtrave të keqinformimit. Inagjinojmë pak George W. Bush, që krijon marrëdhënie thashemnaje me disa djem në Itali. Imagjinojmë pak Barack Obamën i cili krijon marrëdhënie me disa radio lokale. Imagjinojmë pak Donald J. Trump, i cili krijon marrëdhënie me disa njerëz të rrugës të një vendi që nuk është Amerika, për t’i dhënë mesazhe solidariteti. Imagjinojmë pak një Kryeministre, e cila krijon marrëdhënie vertikaliteti me vajza ose djem për t’u dhënë atyre “urdhëra mbretërore”. Asnjëra prej situatave të mësipërme nuk i përgjigjet realitetit. Sepse këto filtra janë të rreme dhe si të tilla mund të shkaktojnë çdo situatë që u leverdis.

Të kesh konflikte dhe të ndërtosh konflikte janë dy gjëra të ndryshme.

Të kesh një histori dhe të mos kesh asnjë histori, gjithashtu është motiv i fortë për të rimenduar atë që po mendon.

‘Autizmi politik dhe njerëzor nuk ka të bëjë me njerëzit që vuajnë prej autizmit.

Keqkuptimi në këtë fjali është i madh, nëse vëmendja nuk është gjithashtu e madhe për të ndarë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme. Dhe për të kuptuar gjithashtu, se sa më lart politika, aq më të paprekshëm nga “katastrofat” janë votuesit/populli. Të jesh republikan/e nuk është e thjeshtë.

Sepse të duhet të qeshësh më pak për të bërë më shumë. Edhe sepse, të duhet të përballesh me panele grash e burrash, të cilët nuk ofrojnë shoqëri por, shpesh, ofrojnë buzëqeshje politike (gjithashtu të rreme), e të cilët gjithashtu ofrojnë duar paktesh, por jo pakte, apo plane bashkëpunimi por jo bashkëveprim.

A është e lehtë të jesh një grua e bukur në një panel ‘të shëmtuar’?

Aspak. Sepse nuk duhet t’i bësh të tjerët inferiorë, por njëkohësish të duhet të mbetesh e bukur, e gjatë, elokuente, e shëndetshme, etj.

Të mendosh se vende tepër të prekur prej Mafias si vendet Ballkanike, sjellin politika të vërteta, nuk mund të jetë asnjëherë e saktë.

Çfarë ka mbjellë deri më tash Shqipëria?

Kjo është një pyetje që duhet t’ia shtrojmë vetes. Ashtu sikurse Kosova, ashtu sikurse Italia, ashtu sikurse Greqia, ashtu sikurse Mali i Zi, ashtu sikurse Serbia. Pra. As që mund të imagjinohet që filtra show-biznesi të bëjnë politikanë të mëdhenj.

Edhe pse tentativat e këtyre filtrave në një Shqipëri pa strategji kanë qenë të vlerësueshme.

Republikanët shqiptarë përkthehen demokratët shqiptarë. Sa larg sajesave qëndrojnë këta demokratë? A janë ata feministë, a janë socialistë brenda vetes, a janë ata të sinqertë me votuesit?

Besoj, se shpesh, misioni i demokratëve shqiptarë, për fat të keq, është ende larg misionit të republikanëve të Amerikës. Kjo, sepse ato bien pre e filtrave të thashemnajës më shumë se sa bëhen pjesë e të vërtetës dhe fakteve.

Si duhet të reagojnë kundërshtarët e këtyre gjërave këtu (&kështu)?

Duke qëndruar edhe pozitivë? Duhet të kuptojnë tre dimensionalisht gjithçka që ndodh ose të qëndrojnë në “ekzagjerimin” që iu është ‘caktuar’. Pra këto kostume politike bëjnë sens në panele, ashtu sikuse kostumet e cirkut bëjnë sens në cirk, dhe ashtu sikurse kostumet e njerëzve të thjeshtë bëjnë sens në mundësitë që iu jepen. Republikanët, tradicionalisht, kanë ndihmuar më shumë në këtë të fundit.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares