Op-ed

2019, viti i tërmeteve

Nga  | 

A është e thjeshtë të jesh një republikane e zonja në një botë plot me liberalë? E kam fjalën për atë bashkësi djemsh e vajzash që besojnë në një ide, edhe të përbashkët. Por, shpesh harrojnë se për të kurorëzuar atë apo ato ide, duhen individualitetet.

Ku dhe si i gjejmë këto individualitete?

A mundet t’i “headhunters” ata dhe ato në rrethe populiste. Natyrisht që po. Gjithashtu, a duhet të ketë në mes tyre lidera që janë dhe qëndrojnë të gatshëm për t’i evidentuar? Statistikat kanë treguar se të djathtët, të cilët përkojnë me demokratët në Shqipëri dhe republikanët në Perëndim kanë sjellë për herë të parë konceptin e promovimit.

Nëse i referohemi Shqipërisë: edhe liderët e Partisë Socialiste janë rritur sipas të njëjtit koncept promovimi, rritës e delegues. Nëse i referohemi Italisë apo Greqisë, të cilat e kanë prekur më herët demokracinë, mund të themi me siguri se Shqipëria është pozicionuar pozitivisht. Sa djem e vajza ka promovuar z. Edi Rama? Ku dhe si veprojnë ata në këtë rrugëtim të filluar? Sa prej tyre ndodhen ende në Mbretërinë e Bashkuar, në Shtetet e Bashkuara dhe sa janë kthyer?

Si funksionon logjika pozitive në ardhmërinë e tyre?

A duhet ata dhe ato të tremben për çka “i pret në vendlindje”? Akoma. Mendoj që  jo. Për sa kohë po diskutojmë për politika liberale në Partinë Socialiste. Vetë Edi Rama është produkt i një politike liberale. Si i tillë, botëkuptimi i zhvendosur e që lëviz sipas një psikologjie të paqartë të individëve të dalluar, qashtërsisht mbetet vetmitar për nga viti që jetojmë.

Sa dhe si i ka promovuar talentetet z. Sali Berisha gjatë viteve të qeverisjes së tij? Shifra nuk kam, por koncepti i demokracisë perëndimore, së paku i referohet patjetër Partisë Demokratike, pastaj asaj socialiste. Pyetja që shtrohet është: A i falet Kryeministrit Rama, të zhvendosë këtë mision të rëndësishëm të çdo indivi të shkolluar e që në gjuhën e sotme quhet intelektual, të rivendosë marrëdhënie patriarkati (Don-Don qofshin ato), marrëdhënie “totalitarizmi” (modern qoftë ai, e këtu i referohem Blackberry- stave), apo marrëdhënie personale me situata impersonale për të mbrojtur pozita krejtësisht personale. A nuk është po ky, gabimi i një lidere të mençur si Hillary Clinton? Në kuptimin, se kur shohim për herë të parë një grua, kandidate për Presidente, gratë,  por edhe të tjerët duan të shohin fitoret e tyre, jo fitoren e kandiates.

“Unë si fituese, shoh një lidership që ma siguron këtë mundësi.”

Në këtë pikë, Donald J. Trump ka realizuar jashtë norme, gjithçka që i referohet “tjetrit”. Me gjithë, problemet e qarta në fushatën e tij: spekulimet, ‘sabotimet’, e fjalimet e huajtura pa u kërkuar , Melania Trump. Me gjithë, pozicionin tejet kontrastues të Ivanka Trump në një panel plotë me burra e gra, pjesë integrale të politikave gjermane. Me gjithë, sulmet kundrejt Jared Kushner për implikime me Rusinë. E me gjithë, gjithçkaje që lidhet me Opozitën Amerikane. Mënyra se si i ka promovuar njerëzit ky lider, është ndoshta një çështje biznesi. Për t’iu rikthyer titullit: A duhet të jetë 2019 viti i thellësive, blu- së dhe mirëkuptimit? Po jetojmë në një tranzicion shpirtëror i cili luhatet nga absurdi drejt shpikjes, artit dhe artistëve. Një tranzicion i përsëritur e mesa duket edhe i rëndësishëm. Tranzicion ky, që i përgjigjet Edi Ramës së Ministrisë së Kulturës, si kryetar bashkie i Tiranës dhe Edi Ramës së mandatit të ardhshëm qeverisës. 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares