Prijëse

Me qen e me mace në politikë

Nga  | 

Silvi Bakiri

Problemi që parashtrohet në shek. 21 është: A ekziston ‘shekulli i maceve’? Macja si koncept është shpikje e njerëzve të mirë, mendoj.

Qentë ne shekullin e maceve janë shumë të dashur. Ndërsa macja si kafshë shtëpiake është pandryshueshmërisht e mrekullueshme. Për shkak të pastërtisë; nuk flasim për pastërtinë si patologji, apo si manifest i jashtëm për të ndrydhur brendinë (besomë) por për pastërtinë e zgjedhjeve, në çdo hap që hedhim në jetë. Nuk flasim as për gara të tipit: Kush del e/i para në bukuri, në aftësi, në talente, ndonjëherë dhe shpesh edhe në perfeksionizëm nga ai i tipit të hidhët. Por po, flasim për të mos përcaktuar duke përcaktuar kufij të çuditshëm, shpesh të shpikur për të kurorëzuar ndjesi fallco, që pra nuk përkojnë aspak me natyrshmërinë për të cilën kemi aq shumë nevojë.

Të krijohen stereotipe gjallesash që duan të gjallojnë në ujin e tjetrit. Kjo do të ishte përveçse e pabukur, edhe patetike. Po aq e pabukur sa edhe misione të ngritura krejt qëllimshëm për të përligjur patetizma. Detyra e çdo gazetari është përherë e njëjta: Kthjello, mos ngatërro më keq! Ashtu sikurse edhe detyra e çdo shtetari: Kthjello, mos ngatërro! Nëse nuk kthjellon dot, të paktën kthjellohu vetë, të paktën kupto atë çka duhet të përcjellësh. Pozitiviteti me këtë ka të bëjë. Vetëm se është pandryshueshmërisht e domosdoshme të zhvishesh nga komplekset personale, pastaj të duash të zhveshësh. Mos harro: Je burrë, o burrë. Je grua, moj vajzë. Të dy bashkë: grua dhe burrë mund të bëjnë shumë nëse ka dashuri mes tyre, dashuri pa konkurrencë të brendshme, pa mllefe, pa dëshirë për ta lënë tjetrin mbrapa, për ta shëmtuar, për ta bërë të ndihet më keq se e dashura, apo kushdo që vjen përpara apo pas në një konkurrencë që nuk ka asnje kuptim përtej fantazisë. Pse? Sepse gratë e forta nuk kanë frikë nga gra të tjera. Sepse konkurrenca midis grave është e shpifur përtej “Miss- eve”. Sepse koha kur viheshin baste për p* është e shkuar dhe e padëshirueshme për qytetërimin e çdo vendi të qytetëruar. Nuk ka asnjë mundësi të kthehet ’90- a me koncepte të pështira, të vështira për t’u kuptuar, sepse të paaplikueshme racionalisht. Nuk ka mundësi të kthehet ‘çuna t’fortë dhe goca vulnerabël’ në kuptimin që t’u bëhet jeta as më pak e as më shumë se sa ferr. Nuk ekzison si mundësi, sepse është provuar me qindra herë që vlejmë më shumë. Sepse është një epokë e trishtë, e mbyllur, me asnjë përfitim që iu shërben gender equality- t, duke anashkaluar çdo dobësi me të drejtë femërore që megjithatë nuk legjitimon asnjë veprim vulgar apo sulmues kundrejt shoqes/një gruaje. Asnjë veprim të ulët/që ul pra një vajzë tjetër.

Sepse është injorante.

Nuk mund të ketë më konkurrencë dhe rrahje grash në 2018- ën.

Nuk mund të ketë më burra që qajnë në shpatulla që ose nuk i kanë merituar ndonjëherë, ose nuk i kanë vlerësuar për atë çka ata vetë janë – thellë: të dobët.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares