Op-ed

Çfarë ka keqkuptuar Rama nga ky mandat

Nga  | 

IMG_0586 Këto zgjedhje janë të kryeministrit Rama, por pa asnjë përfitim përtej-personal për këdo tjetër. Pra, praktikisht i vetmi që përfiton nga Depresioni dhe Deprimimi i përgjithshëm i çdo të papuni, çdo qytetari hallexhi, çdo individi të shëndetshëm ose të sëmurë, çdo italiani, çdo greku, çdo turku, çdo kosovari, çdo maqedonasi, çdo banori të fshatit ose emigranti, është z. Rama. Kjo, sepse, ashtu sikurse shohim çdo ditë në media, askush tjetër nuk është i kënaqur prej kësaj vijimësie me delegatë ose delegim, me bashkëpunëtorë apo me miq, me pakte vetjake ose jo vetjake, përpos vetë obsesionit për të përmbyllur një fron krejt personal brenda një “misioni” gjithashtu, personal.

Ai ka keqkuptuar pra, faktin e patjetërsueshëm se një mandat qeverisës është i efektshëm vetëm nëse i referohet votuesve. Atyre që të kanë zgjedhur me shunicë votash. Kujt të ka zgjedhur për të përfaqësuar historinë e tyre, jo historinë tënde!

Përgjegjshmëria e një të zgjedhuri nga votuesit e tij i takon të zgjedhurit, jo të deleguarve. E as bashkëpunëtorëve. E as spin doctors- ave. E as të dashurave të tij. E askujt i cili nuk është ai vetë. Problemi kryesor i kësaj mënyre qeverisjeje, është se përpos që nuk ka asnjë lloj tradite në Shqipëri qysh nga koha e Mbretërisë Shqiptare, nuk është se ka sjellë ndonjë efekt pozitiv në mpakjen e problemeve që tashmë janë kthyer në problematika.

Atëherë, pse Kryeministri insiston kaq shumë në këtë mënyrë (edhe ai, edhe unë) e që përsëri i takon vetveteve të tij, dhe thuajse në asnjë rast tjetrit?

Çfarë interesi kanë shqiptarët në këtë mes? Çfarë interesi ka kushdo tjetër përpos për të eksperimentuar Psikozën e Ramës vs Ramës? Për çfarë na duhet një mandat krejt personal?

“Unë Dua të fitoj.” thotë Hillary Clinton. Ishte kjo devizë e nënkuptuar që e ka bërë Donald J. Trump fitues në Shtetet e Bashkuara. Nëse çdo shqiptar nuk sheh fitoren e vet në këtë fitore, pritshmëria për edhe një mandat tjetër ulet edhe më shumë. Diktati mbi lidera potencialë, është gjithashtu një problem i lexueshëm në fjalimet e tij në media. Na duket paksa sikur shohim Enver Hoxhën përballë plëngprishësve të misionit të tij për ta bërë Shqipërinë të vetën, edhe me koston e të mos qenit në “Bllokun Lindor”.

Pra, imagjinojmë një gënjeshtër të madhe e cila vazhdon e i bëhet vetvetes, për të realizuar normën vjetore. Kjo spartakiadë nuk i përket spartanëve, kështu që as paktet personale në këtë kuptim, nuk na shërbejnë më, ne zgjedhësve të tu. Po flas për ata dhe ato zgjedhëse që nuk u kërkohet vota ndërsa kanë një batak të tërë përpara.

Ku është servili i radhës? Shpresoj në oborrin e kërpudhave ose të ndonjë kanceri a hallexhiu! E për të cilin, ndonjë si Emveri përsëri nuk do të pyeste.

(Si këshillë, për idiotësinë e radhës së votuesve shpresëplotë. / my way)

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares