Letrart

Alt, Ctrl, <

Nga  | 

E dashur Kris,

Shqipëria është një vend i vështirë për nga dëshira për të qenë Dikush- i. Prandaj, secili prej nesh këtu duhet të bëj një zhytje serioze në vetvete. Edhe pse unë si shkrimtare dhe si artiste nuk jam për gjyqe morale të asnjë lloji, për askënd, e aq më pak ndaj vajzave dhe grave shqiptare, mendoj se thjeshtësia dhe modestia juaj si promotore e vlerave të vajzave dhe grave në botë dhe në Shqipëri i tejkalon këto thellësi.

Mirëkuptimi në komunikim, por para së gjithash komunikimi, na bëjnë të reflektojmë edhe më gjatë. Në kuptimin që miqësia mes grave (me njëra-tjetrën) është shumë më e thjeshtë se ajo mes femrave dhe meshkujve. E për këtë arsye, edhe situatat e krijuara fizikisht mes nesh (tyre). Pra është shumë më e lehtë të respektohen këto vajza dhe gra mes njëra-tjetrës, se sa vajzat dhe gratë e burrave. Unë jam feministe, dhe si e tillë mbroj dhe mbështes gratë. Sepse janë gra dhe sepse vlejnë. Duke anashkaluar, e madje dënuar (nëpërmjet shkrimeve, artikujve, edhe poezive) gjithçka që cënon këto raporte, edhe gratë përfshirë. I referohem grave, të cilat kanë zgjedhur të mbrojnë një kazus tjetër. Në këtë kuptim, ne duhet të zgjedhim, edhe me pak sforco, çdo ditë nga e para ndoshta, të mbijetojmë në “shkatërrim” për nga vlerësimi i pasaktë dhe i nxituar që na bëhet. Në po të njëjtin kuptim, gënjeshtra dhe mashtrimi nuk janë dhe nuk ka se si të jetë lajtmotiv marrëdhëniesh të qarta. Kontekstet e mendimeve (historitë që bazohen në mendime, a të menduarit) janë gjithnjë të paqarta. Ashtu sikurse edhe çdo raport jashtë këtyre historive. Feministet shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni e kanë të provuar që mbrojtja femërore është më pak e lehtë por më e vërtetë dhe efektive. Nuk ka asnjë motiv që lojëra fëmijësh të bëhen pjesë e emrave të rëndësishëm të botës së politikës e të cilët mbrojnë gratë. Në të njëjtën mënyrë siç Hillary Clinton bën çdo ditë. Në të njëjtën mënyrë siç Michele Obama bën çdo ditë. Në të njëjtën mënyrë siç vajza e gra me kontribute të vërteta në shoqërinë shqiptare bëjnë çdo ditë. Stronger together, e jo si një këngë e rastësishme por si domosdoshmëri për të kuptuar rëndësinë e veprave të vërteta që vijnë pas fjalëve të vërteta. Mendimeve të vërteta gjithashtu. Rrugëtimeve të vërteta gjithashtu. Në shina situatash ku stinët, qartësisht, i hapin rrugën njëra-tjetrës, pa i lëshuar aspak pe gjykimeve të padrejta, nëse janë të atilla. Kontekstet politike, të mefshëta, të vogla e si të tilla afatshkurtra në kuptimin e Përmendores së vlerave ose paketës që gëzojmë e që lëmë pas nuk i duhen Shqipërisë në këto momente. Lidershipi politik që mbron këto kontekste, gjithashtu. Pa harruar “poezinë” apo sensin artistik që çdo profesionist është i detyruar t’i japë vendimeve të tij. Për të mos humbur pozitivitetin. E gjithashtu, për të mos rënë në “ndenje”.

Gazetarët shqiptarët e kuptojnë dhe e dinë këtë më mirë se kushdo.

Disa, nuk mund të komandohen. Pse të mos jetë kjo gjithashtu një ftesë për të provuar “politikën” në kuptimin strategjik të saj, por pse jo, edhe në kuptimin e një bashkëpunimi njerëzor.

Një sugjerim martesor me politikën shqiptare. Me andrallat që e karakterizon. Me të mirat e të këqijat e saj. Edhe pse, unë besoj dhe jam e bindur se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë e thjeshtë me Shqipërinë.

Një grua e dashuruar është më e bukur se një grua e padashuruar. Ashtu sikurse një grua profesioniste është gjithnjë dinamike dhe e drejtë, edhe brenda negativitetit e “eksperimenteve”. Kontekstet ulëse apo fyese në mënyrë të vazhdueshme bëjnë sens vetëm brenda një tollumbaci ofertë.

Si shmangen këto rrathë negativiteti, deri në rrethin e fundit të një ferri në thelb inekzistent? Jo se ekziston Parajsa.

Duke besuar te slogani Stronger Together.

E dashur Kori,

Jo se njihemi, por duhma e një dëshire për të pirë duhan, mbërriti në poezinë time.

Po ta dhuroj ty:

Çfarë ka përtej një reje të stërmadhe dhe të mundimshme?

Përpos, plus-minuseve të mendjeve një ngjyrëshe

Ti vjen si sofistikim i vetveteve në vetvete të tjera

Si sofistikim i vetvetes në vetvete të tjera

♥️💜

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares