Personale

about stories, për(mbi) histori

Nga  | 

/ Revista

“Mami duan të më çojnë për skrap.”

Shumë djem bashkë, shumë vajza që flasin për mua dhe përmbi mua. Që mendojnë gabim e gabimisht për mua, por jo si mua..

Shumë prej tyre e kuptojnë situatën time por u pëlqen kjo gjë. Disa e quajnë Joshje elitare ose abuzim prej statusit.

Po e vuaj këtë histori tënden, si shkrimtarja mbi bllokun e saj të fëmijërisë. Në çdo hap një e vdekur thërret për shpëtuesin e saj. Sa prej tyre kanë vdekur, po vdesin ose do të vdesin nëse kryekomandanti i veprave, Ursula e veprimeve, Sirena, e vuajtura, e sakatuara, e pështira, nuk e kthejnë timonin në kohë. A duhen tri ditë apo më shumë për të rizbuluar veten e humbur, ndoshta ndonjë obsesioni. A fjalësh.

Mendimesh, deri në zbrazje, hollim, shtegtim fijesh fantazmagorike..

Rëndësi ka kjo histori. Që është e pranishme. Dhe e cila ndodh.

Sa i shëmtuar është dikush që hamendëson. Imagjinojmë një jetë të hamendësuar, me opinione të ngulura, të pashqitshme.

Vajzë i duhet të flërë.

sepse një film i rëndësishëm po zhvillohet diku në Angli.

The wardrop. A diçka e tillë.

Edhe ajo e kuoton që fshehtësia e mosveprimit, nuk i përgjigjet realitetit. Edhe ai. Edhe unë.

Narracioni i ekzistencës ndryshon prej narracionit të jetës. Prej këtu, teksti është produkt së paku vetmish të jetuara..

Mishi i gjë- së së gjallë kundron vetveten përballë. Ku jam?

Në ç’ngrirje dëshire – Trish, Enc, Ada, Memí (do të pëshpërisnin zotat prej së andejmi) Ëngjëj. Larg jargës së të tashmes hamendësuese. Hamendje. Na e ha mendja. Ma ha mendja.

Muzika apo të shkruarit? Kjo është dhe do të mbetet sfera.

Po gruaja? Kush e përfaqëson atë në shtegtimet, tash e gjithnjë?! A është ajo, kjo? A është kjo, ajo dhe ajo? A është kjo, si e tashmja? Si gjithçka e ngrohtë dhe e panishme?

Fjalët e fundit nga Treni i dëshirave

Të jesh ëngjëll është akuzë. Më akuzuan si ëngjëll. Përpjekja për të dëshmuar për të kundërtën nuk është ves shënjtoresh, e kjo, i çorodit instinktet e së kundërtës, instinktet e jo- së. Pse- ja është një shtysë për edhe më.

Të jesh djalli i një problematike është pozicion tejet komfort. Të zgjedhësh in the wardrop, është konceptualisht edhe më.

Artsy

Franceze, Australia të pret me dyer të hapura. Në dollapin a jastëkun e hamendësimeve të reja, lotët ia kam lënë ndonjë poeti me dëshira poetike, me dëshira. Edhe më.

Edhe më.

Të dielave, kungimi është për të fiksuarit pas Familjes. Familja është kaq e thërrmueshme. Të dielave. / gw

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares