Frymëzime

Shtëpia e kundërzbulimit dhe të mjerët

Nga  | 

@holokaust

Nuk di nëse shqiptarët i bashkon apo i ndan më shumë të folmet, marrëdhënia gojore që vendoset qysh kur lindim zakonisht midis fëmijës dhe nënës, midis fëmijës dhe prindit në përgjithësi. Kjo marrëdhënie, në një moshë të njomë i bashkon qeniet, ndoshta sepse ato nuk janë të ndërgjegjshme për domethënien e padukshme të tingullit (dhe, pra fjalës). Thjesht, komunikojnë, prej dëshirës së gjenezuar.. (apo asaj çka lind bashkë me ne), si qenësi e vetëkuptuar, si me thënë: me e zhburrëru burrin, i cili lind i tillë!

E pamundur, të krijosh gjeneza inekzistente ose të bësh backward  premisën e natyrshme, të supozojmë Lidershipit. Të hijeshisë së sjelljes në rrethana ndryshueshmërie (kujtojmë Musine Kokalarin, Sabiha Kasimatin, Elena Gjikën, Liljana Hoxhën, e shumë vuajtëse të atyre rrethanave) . Apo, të të bërit mbrapa të premisës së natyrshme për të qenë protagonist i/e denjë e një skene apo një tjetre, një historie apo një tjetre, një filmi apo një tjetri. Kush e mat këtë dinjitet, në rrethana të padukshme (më saktë: në zhdukje?) ? Në pjata të kobshme ushqimi për opinione spektaklesh, për libra edhe amatorësh, për palaço (edhe politikë), për poetë me makina të zëna me qira. Për qivurë të pakallur, për mendime tepër të nxituar, shtëpive me ekranë të mëdhenj. Për pengmarrës dhe për gjynahqarë pushteti, brigjeve të Adriatikut a Jonit. Për gra-burra, për burra-gra, për gra-fëmijë e ç’është më e rëndësishmja për ndjesinë e të qenë në një familje e pasurvejuar, ose i survejuar.

Survejuar : kur dikush të ndjek këmba-këmbës në realitetin fizik, por edhe në atë psikologjik. 

Dëshirat për të qenë idealisht dhe racionalisht pjesë e një familjeje normale, shpesh, mvaren drejtpërdrejtë nga veshi i një inteligience që nuk i përket të aberruarve të policisë së Kapterrëve,

them,

por edhe e mendoj me bindje. Batanija jote e tejkalon disgustin social që shkakton për çdo dalje e paraqitje të pavlerë, por para së gjithash të pa domosdoshme, guxoi e i tha një profesionist/ një servili/

Gjëegjëza i përket biologjisë femërore e cila thërret në hojet e trurit të ndonjë pasionanti të pavlerë. Ndërsa gjeneza (sidomos ajo femërore) thërret fort për përbashkime, lindje, fustane të bardha, dashuri të mëdha dhe të vogla. Thërret për gruan!

Në përgjithësi, në veçanti (& me sinqeritet)

🧘‍♀️/sb

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares