Prijëse

Afrika

Nga  | 

Elon Musk tërhoqi për herë të parë vëmendjen e publikut në vitin 1984. Revista afrikano-jugore Pc and Office Technology botoi kodin e shifruar të një loje elektronike që e kishte programuar Musk. Loja quhej Blastar dhe për ta aktivizuar nevojiteshin 167 radhë udhëzimesh.

Asokohe, përdoruesit e kompjuterëve duhej të shtypnin komanda pa fund për t’i bërë makinat të ekzekutonin disa veprime shumë të thjeshta. Loja e Musk- ut nuk shkëlqeu si një mrekulli e shkencës kompjuterike, por qëndronte më lart si arritje në krahasim me 12-vjeçarët e tjerë. Botimi në revistë i solli vogëlushit Musk 500 $ dhe ishte një lloj përshkrimi i përciptë për karakterin e tij. Shkrimi për lojën Blastar ndodhej në faqen 69 të revistës dhe thoshte se programuesi i vogël E.R. Musk ëndërronte për arritje madhështore dhe triumfe në fushën e teknologjisë. / shkëputur nga libri i Ashlee Vance – Elon Musk

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares