Frymëzime

Von Holzhausen dhe makinat e garave

Nga  | 

E3B7BC16-B26B-4FF4-998D-E52D8A1AF82B

Von Holzhausen u rrit në një qytezë të vogël në Konektikat. I ati punonte në sektorin e projektimit dhe shitjes së pjesëve të makinave. Bodrumi i shtëpisë së Fanzit ishte plot me lapsa me ngjyra, lloje të ndryshme letre dhe materiale të tjera që shërbyen për t’ia zhvilluar fantazinë. Kur u rrit pak në moshë, Holzhausen filloi të interesohej për makinat.

Bashkë me një shok, gjatë pushime të dimrit çmontuan plotësisht një motorr dhe e montuan përsëri. Faqet e librave >

ishin të mbushura me vizatime makinash. Edhe muret e dhomës së tij ishin mbuluar nga postera makinash të ndryshme. Kur aplikoi për të hyrë në kolegj, Holzhausten vendosi t’i ndiqte gjurmët e të atit dhe u regjistrua në Fakultetin e Projektimit Industrial në Universitetin e Syrakjuzës. Gjatë një takimi të rëndësishëm me një tjetër *programues (stilist) në stazhin e praktikës, von Holzhausten dëgjoi për kolegjin Art Center College of Design në LA. “Ai më foli për shkollën e stilimit të makinave.

“Ndoqa studimet në Syrakjuzë për dy vjet dhe pastaj vendosa të shpërngulesha në Kaliforni.” 

/ Si po na e formëson të ardhmen drejtuesi i Tesla- s Elon Musk (Ashlee Vance) 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares