Prijëse

Opinioni dhe mentaliteti qeverisës

Nga  | 

Një nënë e mirë, një baba i zgjuar”

“Gjithçka në këtë vend krijohet dhe zhvillohet në formë horizontale. Vendimet merren në mënyrë vertikale. Përshtypjet mbruhen aty për aty.”

Opinioni mbizotëron sallonet e mendjeve, nga ku, shpesh përjashtohen njerëzit “e vërtetë. Është pak si puna e Shqipërisë, e cila thotë gjithnjë “po” përpara ‘Amerikës’.

Sondazh

Një ngjarje refekton vetëm një dimension.

Ta zëmë: Një qytetar, i cili zbret nga një rrugicë e qytetit në Qendër të Tiranës, sepse ka përfunduar vrapin në Zonën e Liqenit.

Opinioni që ndërtohet bazuar mbi përshtypje të veçanta, e që qarkullon brenda një rrethi të caktuar nuk mund të jetë vendimarrës krahasuar me një rreth më të madh, në stabilizimin e një opinioni që përcakton, e, i cili, mund të konsiderohet intelektual si mendim.

E njëjta situatë vlen edhe për gratë e abuzuara.

/Perversioni apo ‘Shmangia, nuk përfshihet fare në këtë logjikë thuajse matematike të raporteve njerëzore./

Dikush thotë: Ka lindur me një çrregullim në ADN. Për arsye se, lindja është bërë në mënyrë jo natyrale.

Të ngresh teza bazuar mbi dëshira për t’i bërë realitet përshtypjet (që nuk janë të miat/tuat), dhe të vendosësh raporte të qenësishme bazuar mbi këto dëshira (që ti ke dëshirë t’ia thuash vetes) krijon një Projeksion. Dhe i cili nuk korrespondon me realitetin (Realiteti objektiv) duke krijuar më pas një Version, i cili në shumë vende të prekura prej thashethemnajës mund të bëhet mbizotërues deri në instanca qeverisëse. Italia, Greqia, Kosova, Serbia janë instanca më përfaqësuese në ndikime të atilla e për rrjedhim, edhe në këto ndërhyrje. 🐾

Burri me tespije

Vajza me tuta

E vetmja zgjidhje e këtij Problemi është të përkiturit. Për një rreth më të vogël, rrethi

më i madh e le të kuptojë më të voglin, mbi Mosvërtetësinë e barazimit që ka ndërtuar brenda atij rrethi.

Versioni që ekziston posaçërisht për Shqipërinë është duke bashkëjetuar me shumë shqiptarë (e të cilët deri vonë kanë qenë dhe vijojnë të jenë emigrantë në vende të caktuara të Europës, simbas përkitjes së Versionit. Duke krijuar kështu një mentalitet, më pas nje politikë dhe më pas një qeverisje. Qeverisje, e cila është ngritur mbi një Supozim, duke ngritur më pas një Tezë (ose një standard personal)

duke mbetur një tezë.

“Unë dua një qeverisje për të bërë gallatë.” dimensioni (3dimensional) i kësaj thënie dhe realiteti natyrisht është jashtëzakonisht i kufizuar. Raporti prind-fëmijë e legjitimon këtë Realitet vetëm nëqoftëse është gjenetik.

Pse- ja e këtij evolvimi mentalitetesh, mendimesh/idesh, dhe natyrisht veprash i korrespondon Teorisë së Vazhdimësisë (dhe Evolucionit). Prirja është gjithnjë drejt Jetës, drejt larmisë, drejt shpikjes, drejt shkencës. Jo drejt errësirës, ose Ferrit (i cili sërish, është një realitet i pavërtetë).

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares