E para është fjala

Shteti, si një tjetër shtet

Nga  | 

Shqipëria e relaksit të vërtetë të vlerave

Në vend të revistës në plazh

Ku gratë janë të barabarta por të ndryshme prej burrave

Ku familjet janë konfliktuale brenda problematikave të tyre

Ku proceset artistike dhe eventet e jetës reale i referohen profesionistëve të vërtetë

Ku kërkesat mashkullore plotësohen, edhe në institucione (si ato të kohës së mbretit)

Ku kërkesat në përgjithësi, iu përgjigjen meritës, meritave të gjithëseciit më veç, si edhe meritokracisë e ku gratë ngjajnë sipas genit, jo sipas preferencave mashkullore. Problem i cili mund të përshkallëzohet deri në prostitucion.

Unë ngjaj me tre prej grave të tua të preferuara, sepse këtë kërkon ai treg dhe ajo politikë.

Ku modestia dhe vërtetësia nuk janë shkak dhe as shkas për abuzim prej kujtdo që e ka kujtuar dhe e kujton Shtetin si park lojrash

Ku rrethi im energjitik nuk tkurret prej hamendjesh që nuk i korrenspondojnë Të vërtetës, dhe i cili nuk është pjesë e një Vlere

Ku politikat e huaja peshohen, vlerësohen dhe “shpërndahen” sipas një konsiderate ekzistente, apo instance që komunikohet (në rrugë formale/zyrtare), që nuk i referohet thashethemnajës, e që sërish, përmbush standardin e Të qenit i/e vërtetë

Ku shteti i kthen sytë nga vetja, për publikun e përgjithshëm (ku vajzat, vashat, gratë dhe bashkëshortet nuk plaken)

Ku sugjerimet dhe zgjedhjet vlerësohen ndryshe

Ku prona private, sendet personale dhe pronësia intelektuale nuk merren në dorëzim

Ku barazia gjinore dhe gjykimet që i mvishen grave të forta (elokuente, të bukura, të gjata, me forma ndjellëse etj) janë element që peshohet nga një Gjykatë tjetër, edhe e një tjetër shteti (i cili, pasurohet në një mënyrë ligjore) .

Ku gratë lavdërojnë njëra-tjetrën me sinqeritet, e ku pronësia intelektuale e sejcilës nuk vidhet, nuk përçudnohet. E gjithashtu, nuk cënohet as pasuria vetjake e që i referohet, edhe tipologjisë

Ku cënimo i dinjitetit është i dënueshëm

Ku dinjiteti është i rëndësishëm duke u komunikuar me veprime konkrete (si psh puna, jeta artistike normale, si psh : referenca të vërteta

(referenca të rritme)

“Batoni ka krijuar dhe gëzon një reputacion.”

Ku dinjiteti intim (dhe i cili realizohet në intimitet) nuk funksionon në bashkëpunim me referenca që nuk i korrespondojnë këtij intimiteti. Aparati telefonik është një element, edhe i intimitetit

Ku vlerësimet midis grave në profesion por edhe jashtë, bëhen sipas një mediumi që zakonisht i korrenspondon komunikimit verbal

As i sëmuri, e as i çmenduri nuk mund të pranojë ta quajnë ashtu. Ky shtet respekton “më të varfrin”.

Pasuria intelektuale e Migjenit, At’ Zef Pllumit, Musine Kokalarit dhe gjithë mendimtarëve të asaj epoke, kësaj epoke a kësaj kohe janë pasuri kombëtare, duke diskutuar edhe pasojat e pse- ve të atyre humbjeve intelektuale në terma veprash dhe veprimesh.

Ku, shteti funkionon si strukturë e mbrujtur prej bashkëpunimeve mes partnerësh, e jo si zgjatim kontratash martesore.

Një shtet, ku femna nuk është si kukull mbi televizor, por merret dhe komunikohet me të sipas një integrimi të përshtatshëm në shoqëri (shoqëria njerëzore e ka kaluar stadin e Primatëve)

Një shtet, ku pasuria i referohet shtëpisë tënde, ndërsa prona publike, pasuria publike por edhe pasuria personale; një rrjeti pa zhvendosje të kapitali intelektual (për rastet kur opozicioni bie ndesh me atë që e kemi konsideruar objektivisht të vërtetë).

Një shtet, ku dhuna në terma emocionalë që pësohet çdo ditë nuk i lihet politikave të dyjëzuara në raport me këtë dhunë.

Një shtet, ku thashethemnaja shërben për “shaka” e jo që shakaja të ngrihet në institucion, dhe, e thënë ndryshe që “gjërat serioze të bëhen tallje”.

Një shtet ku as që konceptohet të tallesh me të barabartin tënd në terma profesionalë, personalë apo ‘në terma talljeje’

Një shtet ku pasuria është vlerë private, ndërsa vetë shteti, vlerë publiku (për të mos përmendur konceptin e shtetit laik, i cili vetëkuptueshëm është i shkëputur nga feja)

Ku, kërkesat mashkullore i referohen sërish ‘vajzave të qejfit’. Nuk përfshihet këtu dot, një person e cila është shtyrë, ose detyruar në atë rrugë denigrimi. E ku, përfshihen personazhe të rëndësishëm, edhe të botës së politikës (Lëvizja 5 *)

Ku, kërkesat mashkullore nuk janë pronë e Parlamentit.

Ku, kërkesat personale merren në konsideratë sipas një komunikimi të përcaktuar, ose sipas një axhende të qartë.

“Duhet të jesh në zyrë në orën 4, në adresën.”

Ku, bijtë e bijat e pasura të politikanëve të pasur janë pasuri për sa i takon investimeve private dhe publike, por jo në nivel Zgjedhjesh të vendit.

Një intelektual sponsorizohet prej një kompanie biznesi.

Ku, standardet që i përgjigjen një vendi tjetër kalojnë në një proces dekriptimi kultural, e nëse, ky sistem nuk korrensondon me specifikat e një shteti ligjor, e që nuk i njeh në përditshmërinë e vet (si shtet), atëherë, ka të drejtë të refuzojë atë bashkëpunim

Nëse MB bie ndesh me një projekt siç është Bashkimi Europian apo me një paketë vlerash të sanksionuara siç është SHBA, atëherë, Serbia (si lokacion Ballkanik i politikave perëndimore), ka të drejtë të mos e pranojë.

Është përgjegjësi sociale që një person më pak i përgjegjshëm financiarisht të mbështetet nga “bizneset”.

Një shtet, ku krahasimi bëhet jo si presion psikologjik. E as si shantazh, për “të përfituar” Princeshën më të bukur në krah, duke ulur princeshat e tjera (Edhe përrallat japin këtë mesazh, dhe jo anasjellas)

Të gjitha jemi princesha në shtëpinë tonë.

Një shtet ligjor është të jemi zgjuar ose të zgjohemi sipas një psikologjie që na zgjon dhe nuk na ve në gjumë.

Një shtet, ku Mafia nuk ndërvepron në një mënyrë nga ku e pëson i pafajshmi. Dhe ku, në fakt, mafia nuk duhet të ekzistojë.

Një shtet, ku Mafia luftohet çdo ditë.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares