Op-ed

Pashaqoftétë e qoftëlargut Vs një grua politikane

Nga  | 

Të ndërtosh një shtet nuk është aspak gjë e thjeshtë, ashtu sikurse nuk është e thjeshtë të respektosh secilin prej kujt voton atë shtet. Por, nuk mendoj, gjithsesi, se është e bukur të ndërtosh shtete informale (shtete të kapura), të cilat e orientojnë qytetarin dhe votuesin e thjeshtë drejt një (si) talljeje që i bëhet vetvetes, kur shteti i referohet vetëm pozitës së liderit (President, Kryeministër, shtëpi apo takat personal). Në këtë Shën Valentin, shtetit shqiptar i mungon vërtetësia dhe pra, çka, lidhet me vetveten.

Sa të vërtetë jemi me veten? është dita e parë drejt ditësh më të mira.

A është ky shtet Ai që më përfaqëson mua si votuesen tënde? Dhe nëse po, çfarë ke bërë ti për mua deri më sot? Por, të gjithë (si qytetarë shqiptarë dhe si shqipfolës) jemi të qarë se shteti nuk është i Erion Veliajt, i Saimir Tahirit apo iEdi Ramës?

Sepse, edhe këta i ka “(për)zgjedhur” dikush tjetër. Në këtë rast, qytetari! Shteti informal nuk i respekton kushtet për të vendosur mbi fatet e qytetarëve të vet.

Mendimet përkatëse e që nuk serviren materialisht në mirëqenien tuaj janë gjithnjë më shumë probem i GF (Giovanni Falcone- s) se sa i respektimit.

Kjo do të thotë se, një shtet paralel, që i mundëson edhe shtetit aktual të reflektojë, është i mundur në raste emergjence! Policia e shtetit, Ministria e Brendshme apo edhe vetë Kryeministri (si institucion që është), duhet ta kenë të qartë që ky Shën Valentin i referohet mbi të gjitha, dashurisë për shtetin e vërtetë; qetësisë, privatësisë, mendimeve pozitive në rrethana pozitive. Për një Shqipëri më të mirë. ‘ Qofshin larg Pashaqoftetë e atyre ditëve ku qytetarët nuk kishin asnjë zgjidhje përpos vjedhjes, vakuumit ideologjik dhe kriminalitetit.

Frymëzimi dhe skizofrenia e këtyre ditëve nuk shkojnë. Kjo, edhe për shkrimtarët e famshëm shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Të kuptosh është art i grave më shumë se sa i burrave!

Për këtë arsye, një Presidente grua (e cila jo domosdoshmërisht ngjan me Hillary Clinton, një Ministre në një hapësirë të rëndësishme në shtetin shqiptar, të shtetit shqiptar, apo një Votuese e talentuar, mund dhe duhet të bëhen pjesë e kuptimeve globale.

‘ Tripi im është i ndryshëm nga Vallëzimi dig yt. Për të mbërritur, ndoshta, me një vallëzim, në Zgjedhje të tjera. Çdo grua mund të jetë politikane nëse qëndron e bukur.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares