Op-ed

Si e gjithë bota u pozicionua pro një gruaje për ta bërë atë humbëse

Nga  | 

A është shoqëria shqiptare pro fitueseve që dalin humbëse apo pro “humbëseve” të cilat fitojnë me një tjetër sistem politik dhe natyrisht qeverisës? A jemi në një bel-fazë për sa i takon pozicionimit të grave në shoqërinë e njerëzve?! Një grua fituese është gjithnjë e ekspozuar në mediumet përkatëse (në politika jo orientale) me pikëtakime biznesesh, e investues të rëndësishëm, por sidoqoftë të orientuar eksluzivisht nga Lindja dhe për lindjen.

A është ta zëmë, Hillary Clinton, pjesë globale politikash kaq globale? A ka ajo fuqinë të jetë qendra e Universit? Nuk mendoj.

Pozita prej humbëseje, a mund ta ndihmojë një grua në instanca lidershipi? Në shumë raste, ashtu sikurse, një shkrimtare e cila krijon në vetminë e saj, diferenca midis një humbëseje dhe fitimtareje është PR- i. Sa ndikon PR-i në zbukurimin e një personaliteti të televizionit? Po, te një modele në fazën më të bukur për lançimin e saj? Po, te një shkrimtare e famshme, si për shembull /la

Elisabeth Gilbert?

Të gjithë, janë personazhe të mirëlançuar dhe të favorizuar në mënyrën e duhur. Opinioni dhe ndërtimi i tij është shumë i rëndësishëm për audiencën globale! Mbi të cilat, ndërtohen edhe politikat dhe kulturat përkatëse. Ndërmjetësimet ‘informuese’ janë jo të mirëpritura nëse shkaktojnë konflikte te këto personazhe. Pse bota e do ende Hillary Clinton? Paradoksalisht, për shkak të humbjes (ose një loje të shitur keq). Por gjithsesi, larg një kërcimi oriental botëror, ashtu sikurse, shpesh herë, edhe vendi ynë.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares