Prijëse

Kënga klasike e një çifti (muzikë & gw)

Nga  | 

Shkurt për Adrian Trebicka

Adrian Trebicka ka lindur më 15 dhjetor të vitit 1967. Ai është me prejardhje korçare. Ka mbaruar Liceun Artistik, dega Kanto, në Akademinë e Arteve në Tiranë.

intervistë me AT #missinfo&public


Çfarë është origjinaliteti në art? 

Origjinalitet është vërtetësia mbi të brendshmen, e cila, krijon individualitetin artistik dhe personalitetin bazuar në sinqeritetin dhe vërtetësinë mbi një vepër, ose shumë vepra në fushën e caktuar.

Pse duhet të besojmë nje Headhunter ose një promotor për një karrierë brenda Shqipërisë! 

Në rastin e parë, të besojmë në një karrierë brenda, , në një kohë kur arti që krijojmë sjell diçka ndryshe nga pjesa tjetër, në atë hapësirë në të pcilin, artisti bën pjesë dhe në të dytin, kur ajo çka përbën risi jashtë vendit duke u bazuar në, stilin dhe në mesazhin që terreni i tija në menyre natyrale ia ” dhuron” për shumë arsye, duke filluar: nga ato burimoret dhe deri te ndikimet e natyrës së vlerave të një bote të pangjashme për aty, ku drejton artin e tija. 

A duhet të krijojmë një publik për një krijim artistik,  apo e kundërta? Një krijim artistik për një publik. Nëse e kemi talentin dhe “the guts”, them. 

Mendoj qe ka dy krijime artistike : 

Krijime, të cilat diktojnë  për shije të caktuara të publikut, që sipas mendimit tim bëhet rëndom, në emër, meqë atë kërkon publiku, dhe në astin e dytë, kur, artisti është promotor, për të injektuar artin e tij, dhe në këtë rast, kemi dhe lindjen e individëve artistik , të cilët krijojnë profilin e pacënuedhëm në çdo kohë dhe perballë çdo publiku. (Personalisht jam për rastin e dytë)!!!

Pse duhet PR- i te këngëtaret klasike, ato që krijojnë, edhe on their own (vetë)?

Përsa i përket fansave, strategjia e suksesit është momentale ose afat-gjatë. Kjo, varet nga serioziteti i veprës dhe i përmbajtjes.

A duhet te eksplorohet në fusha (të tjera) artistike?

A duhet të eksplorohet në fusha të ndryshme ?! Mendoj se po.

Kërkesa për të ndryshuar Stilin në muzikën tende, i referohet, një pike të jashtme (nëse ka pasur të tilla ndryshime)? Pra audiences? Apo vetes.

Do e krahasoja me lumenjtë, të cilat në fund derdhen në det ose oqeane.

Pse jemi më shumë të ngjashëm se sa të ndryshëm?

Mendoj, jemi më të ngjashëm se sa të ndryshëm, , për faktin e gjuhës së njësuar artistike, si mburojë, për të qenë pjesë e së tërës, ndaj frikës së dështimit, duke rrezikuar si individ i pangjashëm me të tjerët në terren (pa sly

Do të doje dikë si vetja (identikisht), e që, të përfaqëson? Nëse je sëmurë me grip (pak humor). 

Si vetja nuk do doja që të më përfaqësonte. Kjo (face-GFS) nuk ka të bëjë me egon e mosngjashmërisë me te tjerët, e të cilën, artisti, e ka pjesë të pandashme gjithë jetën.

Sa i rëndëdishëm është zëri për artistët? 💈

Vokali është shumë i rëndësishëm. Unë mendoj se vlerën, vokali e merr në bazë të kulturës qe e mbart çdo interpret.

Duhet ta nënvlerësojmë një audiencë krejtësisht lokale (por, me prirje globale)?

Për sa i përket audiencës lokale me prirje globale, mendoj se do ishte më e drejtë pyetja “Audienca globale me prirje lokale”. Kjo vjen për shumë arsye në kohën që jetojmë. Arti është vlerë në momentin që kthehet në konsumim.

Thonë se çdo pyetje meriton përgjigjen e saja. Në fund lexuesi klasifikon.

/Veprimi që bëj çdo ditë është monologu me veten për ato mendime, të cilat, nuk i ndaj me njeri !!!

#water #☕️

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares