Psikologji

Të gjithë duhet të jemi feministë – 4 sec/ Chimanda

Nga  | 

Provoj t’i heq nga mendja shumë mësime mbi gjininë, të cilat i kam përvetësuar derisa po rritesha. Por ende nganjëherë ndihem e cënueshme karshi pritjeve gjinore.

Herën e parë që po ligjëroja një kurs mbi të shkruarit në shkollë të lartë, isha e brengosur. Jo për materialin e ligjëratës, pasi që isha mirë e përgatitur dhe po ligjëroja temën që e pëlqej. Isha e brengosur rreth asaj se çka duhet të veshë. Doja të më merrnin seriozisht.

E dija se fakti që isha femër, më detyronte të dëshmoja se isha me vlerë. Dhe kisha frikë që nëse dukem shumë femërore, nuk do të më merrnin edhe aq seriozisht. Dëshira ime ishte të vëja shkëlqyes të ndritshëm buzësh dhe të vishja pantallona vajzash, por vendosa të mos e bëj. Vesha një kostum shumë serioz, shumë mashkullor dhe shumë të shëmtuar.

E vërteta e hidhur e kësaj çështjeje është se kur vjen puna te dukja e jashtme, pikënisje e kemi burrin si standard dhe si normë. Shumë nga ne mendojmë që sa më pak femërore të duket një grua, aq më të mëdha gjasat për t’u marrë seriozisht. Një burrë që shkon në një takim pune nuk shqetësohet nëse do të merret seriozisht varësisht nga çka ka veshur – ndërsa një grua shqetësohet. / Të gjithë duhet të jemi feministë

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares