Op-ed

A rrezikon Shqipëria drejt një nazi-system?

Nga  | 

Po. Nëse, qeniet njerëzore tentojnë të kategorizohen sipas disa standardeve të oligarlisë e që priren prore nga pasuria, cilësitë fizike në përshkallëzim ulës dhe favoritizmat, drejt orëve të së shkuarës së dhimbshme të qytetarëve të thjeshtë (siç ata, vrarë në vitet ‘90), apo siç, të tjerë, drejt psikologjisë së Renditjes. Welcome Orwell. A është kjo, ajo ç’ka kërkon prej një shteti të fortë?

Askush nuk i do më këta nazi-dërra, do të thoshte ndonjë poet i prirur për humanizëm. Pse duhet t’ia fshish historinë dikujt, nëse historinë e tij/saj nuk e ke shkruar ti? Nuk ka asnjë arsyetim që të legjitimojë fshehjen e informacionit apo aq më pak cilësive që e bëjnë dikë Të plotë! A mund të evidentohen kaq thjesht fshehësit (fshirësit)?!

Them se një psikolog i CIA- s për shembull, e ka shumë të lehtë t’i evidentojë: prej mënyrës se si flasin, prej mënyrës se si konsumojnë ushqime dhe veshmbathje, prej mënyrës se si e ofrojnë ndihmën gjithashtu. Fallxhoret nuk janë pjesë e këtij bel-fazi (që detyrimisht tenton drejt së shkuarës), për të na dhënë një përgjigje për një Pse të pashtershme, të pashlyeshme për shkak të vetë historisë njerëzore. Të vdekururit janë dhe qëndrojnë aty për të na argumentuar qartësisht gabimet e kësaj kohe.

Shoqëria e civilizuar ka lëvizur drejt kishës, si një sistem rregullator dhe rregullues i martesës. Jetëve njerëzore, gjithashtu. Le të vështrojmë vetëm mënyrën se si sajohen historitë për t’i dhënë një kuptim këtyre jetëve. Zakonisht këto histori tentojnë apo, duhet të tentojnë drejt përmirësimit të këtyre jetëve. We help. Ky është një detyrim.

Në këtë ekuacion, nuk përfshihen fare “bojnat e flokëve” që ulen a ngrenë vajzat e gratë drejt një strukture preferenciale për t’i gjykuar ato. Matrioshkat, si strukturë renditëse, gjithashtu.

Të mbyllësh një çift në një ditë unike është begati (jo fetare), dhe po ashtu fetare (ku, si dhe pse) por, sërish sipas një standardi renditës. Ti po i thua, një shteti krejtësisht laik si për shembull Gjermania se jam unë që e vendos ‘burrin dhe gruan’ në një piedestal, poshtë të cilit çdo ‘vështrim’ tjetër është një ferr më poshtë. Franca, tradicionalisht, na ka mësuar diç më shumë për Ferrin si degdisje. Jo si mënyrë për të gjykuar ekzaktësisht problemet, që tash gjykohen (me vuajtje), por gjykohen, prej Ligjit.

Shqipëria është një Mentalitet. Dhe si e tillë, rrezikon të bjerë pre Renditjesh, keqkuptimesh dhe imoralitetesh. Të gjitha, pasojë e kësaj renditjeje. E thënë ndryshe, sulltanët nuk janë më sulltanët, e as gjë nuk është siç duket. Sepse, ngadalësimi i proceseve demokratike drejt Bashkimit Europian mund të jetë një kafe-bar jo miqësor, nëse shteti i është dorëzuar atij kafe-bari. / #15secback

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares