Lajmi i Ditës

Aktrimi dhe aktorët (e Akademisë së Arteve)

Nga  | 

Aktrimi është një punë si çdo punë tjetër, dhe gazetarët, shpesh duhet të sqarojnë se si aktorët, veçanërisht përpara një eventi a evenimenti duhet të punojnë, shpesh me valë më të gjata (me orë të zgjatura dhe me pagesa të mëdha), ose në punë (profesionale, jo të profesionit) me orë të shkurtuara e me pagesa selektive. Aktrimi, si shumë profesione të tjera të fushës së Arteve nuk është eksluzivitet i Universitetit të Arteve. Është njësoj si të themi që aktorët e LA (shumica pa një shkollim teorik) të jenë pjesë e zgjedhjeve prej një skuadre që merren me monitorinin e politikave të Kulturës (në një shkollë, të një vendi i cili nuk e ka profesion të parë aktrimin në lëmin e profesioneve që mund të zgjedhin njerëzit).

Pra, të kërkosh një punë të kënaqshme, pse jo, dhe që të lidhet me profesionin (e vërtetë/, gjatë kohës që mund të jesh pëlqyer apo seleksionuar për një rol në teatër, në film etj. është gjëja e parë që bën çdo aktor/e në Los Angeles, në New York, në Londër, në Paris.

Cila do të ishte pyetja e Akademisë së Arteve të Bukura, në Shqipëri, për sa i takon këtyre politikave globale? A është ajo e interesuar me të vërtetë për talente? Dhe nëse po, sipas cila kriteresh vendos se dikush/ja, është apo jo i/e përshtatshme për një rol (në kinema)? Pyetje që, parisien a parisiene do ia bënin mentorit të vet, kundrejt një Akademie Artesh franceze.

#criminalsarenotpartofthisselection

#kzazuz

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares