Personale

Çdo mendim në mua, bëhet diçka në sarajet e S

Nga  | 

🐾

Erta, Gledis dhe Myself

(as a women rights fighter),

 

Si mori dhënë një vend i vogël në Ballkan, prej trafikut të armëve, prostitucionit, mashtrimit dhe të ashtëquajturës Mafia Shqiptare,

nëpërmjet një loje me rregulla, por pa rregulla.

Për këtë nuk ka ndoshta, akoma, dëshmi por, emri, birit, i vendoset prej mëmës ose babait. Bijës, nga dikush që ia beson të mirën.

ç’ndodhte atëherë, që nuk ndodh tani?

Me pasuri nga këmbët e tutje, tutje, caktimet e qeshurimave! Forca i takon instinktit, dhe i përgjigjet Lutjeve dhe intimes. Italia ka të vërteta. Lutjet bëhen në intimitet.

Tre ditët janë çshenjtëruar, sërish, prej hamendjeve tuaja. Ku di ti për historitë? Pasuria jote dhe mirësia, përmblidhen në pak metra katrorë. Apo di?! Nuk e dimë, ende.

Një palaço a një klloun qoftë, e ka përgjigjen gjithnjë më të saktë!

A mund të kem një Kishë pa diskutime? Hm, jo.

Toleranca fetare nuk është vënë kurrë në dyshim mes shqiptarësh.

Shqipërinë, e kemi parë më të varfër, por më të shkatërruar nuk e kemi parë ndonjëherë. (Libri Kurban) 

Çdo mendim imi, bëhet diçka në sarajet e Sulltanit. Sepse, është Sulltani që vendos në pronën e tij.

Sidoqoftë, a mund të jetë kjo detyra e Sulltanit? hm. ‘Të padukshmit fitojnë më shumë. 

Gledis dhe Erta. Emra që do më shkonin për shtat, jashtë çdo mençurimi të pakërkuar. Emra, që fundja do mund t’i kisha, ose që i kam pasur. Emra, të cilat, gjithsesi në këto saraje Gjenish, mbretërish, ëndërrimtarësh të thekur, përplasjesh simpatike, ngacmimesh të tepruara ose të sakta, janë mjaftueshëm për të krijuar një psikikë krejt personale. Disa njerëz filluan të besonin tek E mira. A mund të matet ajo brenda një shtëpie?! Ta zemë, e mira të jetë sa një tavolinë, me ajër prej asaj zone aty? Apo, e mira mund të matet me këtë shkrim?

Imagjinojmë pak këtë ajër i cili shpërhapet në të gjithë shtëpinë? Kjo do mund të ishte Kisha e së vërtetës. A është fantazi, apo lojë? Për këtë duhet të flasë një ekspert.

Gjithçka e keqe, fatkeqësisht ndodh vetëm këtu!

A keni një tip me fantazi atje, për të zbrazur inatin? Madje, edhe hakmarrja është ndjenjë e shqiptarëve.

Imagjinojmë një Perandori, në të cilën djallëzia ka marrë kthesën. Rreziku është i madh, për t’ju besuar, por, edhe më i madh për mos t’ju besuar.

Musine Kokalari fshihet dhe fshehet. Fshehet apo fshihet? Askush nuk e di pse harrohen heronjtë. Borhes, e di? Testamentet nuk i përkasin Borhesit, megjithatë. Paragjykimi për veten është po aq i madh sa edhe gjykimi tjetrit (të pangjashmit).

Erta dhe Gledis flenë brenda meje! Madje, as këto nuk ngjajnë •

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares