Op-ed

Dasëm apo Kungim

Nga  | 

(Në vend të skenarit për një Shqipëri të bashkuar në EU)

Silvi Bakiri

Pse, Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e një projekti të Bashkimit Europian, dhe ky i fundit një projekt i rëndësishëm i SHBA- ve?

Sepse, tradicionalisht marrëveshje të shkurtra mes pellgjesh në mes-Evropë, me Ballkanin, ose anasjellas, kanë dështuar.

Sepse, marrëveshje midis Shqipërisë dhe Mbretërive (që gëzojnë një marrëveshje tradicionalisht dhe eriditare mbretërore/princërire) kanë sjellë probleme në marrëveshje të mëdha, e natyrisht strategjike! Kjo për arsye të kuptuara dhe tashmë të tejkaluara.

Gjithçka kriminale nuk ka asnjë ‘mendim të dytë’ (a second opinion), qysh kur ekziston Ministria e Brendshme. Jo e manifestuar me makina policie qesharake që rrëfejnë për tendenca arrestimesh, më shumë se sa për një punë serioze të shtetit shqiptar, në shtetin shqiptar – në të cilin, mendimi, fjala dhe artet që i manifestojnë janë të lirshme..

Sepse, kënga e famshme e Sting English man in New York, është pak si kënga e Joe Dassin, Natalie. Ku Natalie, përfaqëson në memorien kolektive një personazh të hapur marksist.

Sepse, çfarë ka sjellë energji pozitive deri tani në Shqipëri ka ardhur prej biznesit/bizneseve dhe marrëveshjeve etike që shteti ka bërë me të.

Sepse, nuk mund të konceptohet një projekt i rëndësishëm (relativisht i rëndësishëm për SHBA- të) që të vendoset në mëshirë strukturash vertikale

shef-vartës, e që i referohen Policisë.

Sepse, Shqipëria është një vend i Pavarur qysh prej Ismail Bej Vlorës.

Sepse, nënshtrimi i qytetarëve të saj ndaj palësh/individësh të tretë do të ishte një fyerje për secilin prej tyre. Kur themi qytatar/e kemi thënë votues/e.

Sepse, marrëveshje personale ‘aristikrate’ nuk mund të ngrihen në nivel shtetformimi/shtetbërje.

Sepse, çdo qytatar amerikan/anglez/francez është krenar për faktin që është i/e tillë, për arsyet e mësipërme. A kemi një shtet, tashmë? Po

Sepse, gara kompetitive midis njerëzish dhe strukturash i bën të pavlefshëm njerëzit e strukturave dhe i lë krejt jashtë njerëzit.

Sepse, tashmë, çdo qytetar shqiptar e ka kapërcyer Fazën e analfabetizmit masiv (e që përgjithësisht ka qenë problem diktaturash, heroinat e heronjtë e shpjegojnë më mirë)

Sepse, çdo qytetar shqiptar gëzon disa tipare shqiptare (jo detyrimisht tipike), e të cilat përfaqësojnë vlera dhe kulturë kombëtare.

Sepse, shteti ynë është një shtet laik dhe si i tillë, Kisha e Xhamia janë institucione të respektueshme vetëm nga besimtarët.

Sepse, nuk mund të ndërtohet “një mur me Meksikën”, i cili, sërish, sipas logjikës së pagabieshme të një biznesmeni dhe lideri si Donald Trump do të ishte një diskutim shterp, për arsye snobizmi. Kjo ka ndodhur në vite të shkuara, sërish sipas marrëveshjesh të shkurtra. (Borgeze)

Sepse, jemi një shtet i mëvetësishëm dhe si i tillë kemi veton për të përcaktuar strukturat dhe vendimarrjet. Pa frikëra të tjera, e që sidoqoftë janë të infliktuara nga dasmorët.

Sepse, përçudnimi i intimitetit, sabotimi për misione paralele në këtë shtet (& me shtetin) është fyerje për indivindin europian.

Sepse, dipolamacia është edhe art francez, por që nuk mund të kuptohet pa lirinë!

Sepse, eleganca në profesione të rëndësishme (edhe institucionale) është kusht për shtetarë me integritet dhe etikë personale, e që nuk ngel batanijesh politike.

Sepse, Kryeministri dhe Presidenti janë një mision edhe bamirës. Por mbi të gjitha, etik!

Nuk ka një dashuri të mesme në këtë histori.. që është shteti shqiptar. Dhe as një person të mesëm.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares