Frymëzime

Opinioni, që përdhunon Aka Luçia, the movie!

Nga  | 

Për shkak të dobësive! Dobësive njerëzore? Pamundësive, për të reaguar, apo, prej Faktit (in fact) se jeta jonë, vitin e fundit zhvillohet në shtretër; duke pritur fatin dhe punën. Edhe, kur fati dhe puna nuk janë aty. Ke ngritur një sistem depresues, plot me të mjerë rrugëve, duke mjeruar në të njëjtën mënyrë, edhe vetë filozofinë me të cilën i ke bërë gjërat (sipas asaj çka pretendon).

‘Vajza (djali) përballë një shteti policor, e/i vetme, edhe duke të të rrëfyer, zgjidhjet përkatëse, në këtë historik edhe më të mjerë të Shqipërisë.

Filmat janë fugë. Jo arrati. Ashtu sikurse, jeta është arrati, jo fugë. E ashtu sikurse, të pafajshmit, janë ata, të cilët nuk mund të fajësohen as tutje as tëhu, e as më tej. Kjo ka qenë dhe është arsyeja e një drejtimi krejt të ri që duhet të marrë shteti shqiptar; e, i cili përfshin edhe filmat, pse jo. Edhe këngëtarët, edhe artistët, por jo një lider (shteti), i cili, në vend të punëve merret me punë të tjera. Nëse, do më duhej të shkëpusja një fjali nga një libër, për ta bërë atë realitet, pa dyshim, që do të ishte nga Një mijë e një netët. E gjithashtu, nga libri Rastet i shkrimtarit Eugenio Montale.

‘e mullinj ere tek përplasin krahët

e shtegu që ndjek valët përmes

vërshimit të turbulluar,

i çikëluar me kërpudha helmuese; ja “

Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë. Një jetë puriste, nuk mund të ‘provokohet  drejt një jete “të pisët”, e aq më pak, të përjetësohet duke qenë e atillë. E aq më pak, të përkufizohet (përmbyllet) në një shpifje shqiptare. (Një si) / ai/ajo / që iku nuk kthehet më. Këtë na ka mësuar dhe na mëson feja.

Diktatura dhe holokausti janë subjekt filmash të mëdhenj. Pa dyshim që këto janë të rikthyeshme, plot me cigare e portokaj prej mbretërish të Orientit. A janë ato Mbretëri? A janë ato iluzione. Nuk e di. Por kaq vite të jetës më kanë mësuar që, e gabuara përpiqet të vërtetojë, të justifikojë, të mundë ose të fitojë.

Çfarë kërkon të fitosh.

A ke pse, e drejta, të përpiqet. Nuk nevojitet ndonjë shkollë filozofie për të kuptuar përgjigjen. Gjithçka është këtu sepse teknologjia e informacionit është tmerrësisht e avancuar. E madje, shpesh herë edhe funny, ndonjëherë edhe me pasoja (si Balena blu).

Mbetet komedia. Një komedian, nuk ‘sillet / përpiqet për të kuptuar.

Çfarë të/ta sjell lavdinë, kur lavdia nuk ekziston. Çfarë e përligj “what remains”, përpos, një mendimi më të thellë drejtuar, pse jo, të një miku.

Historia, veç po them, ë.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares