Letrart

“Po të themi” so what

Nga  | 

#KGB #thoughts #kujtesëharresë

sepse

Nuk ka asnjë strategji që i bëhet vetëm një njeriu! Përpos në Marketing/PR.

sepse

Asgjë nuk na përket. Votuesit, aq më pak.

sepse

Misioni yt është tepër My Way.

sepse,

privatësia është e padiskutueshme dhe vihet në dyshim vetëm kur kemi të bëjmë me një Mision. (Misioni ka kuptim vetëm në një grup pune, i cili ka kuptim vetëm sipas asaj çka ;nuk) s’dëmton.)

sepse,

për të fituar dikë është më e vështirë se sa për ta njohur atë.

sepse,

ndonjëherë, e ka jeta. Jeta ka edhe politikën në arte, edhe artet në politikat përkatëse, e të cilat nuk mund të kuptohen në mosprezencë totale, e cila ndodh në qendrën e ekzistencës.

sepse,

njerëzit që këmbëngulin në diçka të gabuar nuk mund ta përmirësojnë çfarë është dhe çfarë nuk është.

sepse,

një filozofi e vjetër kërkon “votues” me mendësi të vjetër.

sepse,

shkolla e jetës dhe shkolla e filozofisë nuk ekzistojnë ashtu të strukturuara.

sepse,

mashtrimi, që hedh baltë mbi drita nuk është se fiton simpati në atë shumicë të re që i duhet “njerëzimit”.

sepse,

frika ndihmon, shpesh.

sepse,

fjala e diferencon qenien nga instinkti. Instinkti ndihmon një mendim më të thelluar. Në kushte mbijetese. Ose në mungesë ajri.  Mendimi më i thellë kërkon gjendje të zgjuar për të mos e “turpëruar” tjetrin. Instinkti përqëndrohet te problemet bazike (ushqimi, veshmbathjet, seksi, dashuria – ngrohtësia)

sepse,

historitë njerëzore janë më të bukura se sa vetë jetët e njerëzve. Imagjinojmë për pak sikur çdo histori të kishte një film.

sepse,

t’i hedhësh benzinë një MENDIMI të thellë do të thotë të dhunosh botën shpirtërore të njerëzve.

sepse,

të krijosh një situatë, për të bërë me të një histori, nuk funksionon.

Për shembull: Të thuash se G është i shkurtër për rreth 8 muaj. Duke krijuar në këtë mënyrë një vazhdimësi.

sepse,

të prishësh dhe të shprishësh hapësirën personale (franceze) të kujtdo, është problematikë e një tavoline tjetër.

sepse,

feja është zgjedhje. Jo detyrim. (E kundërta është Fake fact)

sepse,

cilësitë e njerëzve nuk renditen. Fizike a psikike qofshin ato.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares