Op-ed

Si strukturohet një fake opinion

Nga  | 

Silvi Bakiri

(Strukturimi i një mendimi që nuk ekzison)

Matematikisht është përsëri një mendim që nuk ekziston. Të provokosh ekzistencësn e një realiteti, nisur prej një mendimi inekzistent është muhabet “grash në fushata”. Të parashikosh një ndodhi nisur nga statura dhe historiku (veç e veç ose së bashku) i një lideri është ta kuptosh atë, shpesh ose gjatë gjithë kohës kur priret të thotë Unë.

Këtë percepton publiku kundrejt disa kandidatëve ose kandidateve politikane, shqiptare dhe amerikane. Disa prej tyre priren aq shumë dhe aq shpesh drejt uni- t , sa që çdo mesazh i publikut/i votuesit rezulton ‘një pengmarrje’ kundrejt fjalëve dhe veprave të tyre. Është koha të kuptojmë kush është dhe kush nuk është. Kush është lider dhe kush nuk është lider. Kush është politikan dhe kush nuk është politikan. Detyra e çdo gazetari, gazetareje, qytetari e qytetareje nuk ka se si të jetë të iluminojë ndërgjegjjet përkatëse, përpos që t’i bëjë të kuptojnë se ekzistenca e tyre në politikë/qeverisje nuk është absolute, absolutiste e as e pazëvendësueshme, sa herë që një masë njerëzish e shikon këtë të nevojshme. Të kontrollosh mendimin e lirë është mekanizëm qeverish totalitare.

Imagjinojmë, Presidentin francez, t’u thotë qytetarëve francezë se kushti për të qenë pjesë e një tavoline politike, është një secili prej tyre të ketë nga një histori.

Historia është tërheqëse nëse është entuziaste, gjithsesi. Historitë ndryshohen dhe modifikohen sipas dëshirës, në këtë sens. Për ta bërë “këshilluesin” një njeri të vogël, duhet që, në radhë të parë, të jesh vetë në kufij vogëlsie (dhe vegëlsie). Një politikan i vogël nuk bëhet dot një njeri i madh. Problem ky, të cilin më së shumti, e ndeshim në qeverisjet e majta.

Unë jam këtu, sepse jam komanduar për të përfaqësuar një interes. Jo një votues. Jo një punëtor. E as një biznes në rritje. Prandaj ky, nuk mund të jetë një plan i vërtetë për qytetarët e të gjitha shtresave. Edhe të kujt, fiton më shumë para dhe ka dëshirë ta tregojë këtë. Për të strukturuar një plan kundër një personi duhen shumë mund (djersë) e para. Duke pasur parasysh, narcizin përherë në rritje të shqiptarëve, (e të cilët e kufizojnë ndërgjegjjen kolektive në dhomat e shtëpisë), ky plan, nuk vlen, përtej ndonjë çaji a dy. Sejcili, është i zënë me planin e vet, për veten, me veten, me kë përfaqëson veten në fytyrë, në sjellje, në veprime.

E kundërta, mund të konsiderohet si Kompleksi Monro.

Gjithçka duhet të jetë perfekte për këdo që është pranë një strukture të rëndësishme. Nuk mund të ketë ‘unfair competition’ me dikë që po sjell diçka të re. Sepse, në GDP do të rezultonte Humbje.

Pra, këtu nuk bëhet fjalë të luash me gurë të vegjël. E as të luaj me kë nuk është pjesë e lojës time.

E thënë ndryshe,

Problemi “Një burrë është më i fortë, prandaj ai komandon.” është tejet i tejkaluar, për t’u marrë në konsideratë me vizion.

Të shpenzosh para për një investim edhe më të mirë, duke dashur të bësh me kohën tënde atë çka do t’i vlente kohës tënde, është një konkurrencë që ia vlen. Në këtë kuptim, shoqëria e gjenialëve mund të bëjë shumë më shumë për t’i bërë të tjerët të kuptojnë diçka më pozitive.

Për shembull

për G

Gjithçka përkufizohet nga një përshtypje x. Shumë përshtypje bëjnë një opinion. Shumë opinione bëjnë një opinion edhe më të madh.

Askush, nga Ata manekinë nuk pyet se përse krijohet ky opinion, edhe në rastin e dikujt që ka investuar.

Qeveritë e deritanishme kanë qenë të prirura drejt njerëzish të komanduar në nivel burokratik. Të cilët nuk kanë ditur t’i thonë Jo sharmit të pushtetit, edhe kur kjo ka ardhur në kurriz të Harresës së tyre.

Përpos,

Patjetër, që pas kësaj, lind pyetja: Kush i mbron këta njerëz. Kush e ve në vend drejtësinë e tyre? Çfarë gjykate e rishikon ‘opinion e madh’ që është krijuar për ta? Nëse, ky opinion, është jashtë një versioni të gatshëm dhe përfaqësues. I cili sërish do të ishte pjesë strukturash. Në këtë pikë, informaliteti që buron prej popullit të zhgënjyer, edhe prej populizmit, do të ishte i madh.

Liderët e mëdhenj gjithmonë janë të aneksuar nga politika strukturaliste. Apo edhe jo domosdoshmërisht. Ajo që dihet është se ligësia në lidership nuk mund të jetë pjesë e asnjë lidershipi.

Dhe kjo nuk ka pse të jetë kompleksuese për një lider shumë të mirë si Donald J. Trump.

Dhëmbëzbardhja e Barack Obamës, edhe në çastet më kritike për votuesit e tij a votuesit e tij potencialë, është pa dyshim një mesazh i pakëndshëm për publikun. Ashtu sikurse, një status i sinqertë i Donald Trump është ajo çka i duhet edhe amerikanëve që gatuajnë Groshë. Natyrisht, dhe patjetër, edhe amerkanëve të pasur. Pa dashur të paralelizojmë asgjë me J.K (Kennedy) i cili, lakohet edhe në poezi, edhe në këngë, si një ndër lidershipet më frymëzuese të të gjitha kohërave; Trump është disa herë më popullor, në këtë pikë.

Opinioni strukturuar negativisht kundrejt një lidershipi dukshëm pozitiv, është si ai kundrejt një libri të hapur, e tek i cili lexuesi dergjet për ta kritikuar. Patjetër, shumë më i vështirë si rrugëtim politik, ky libër!

‘Alibi, histori, festë, popull-populizëm

Janë të gjitha sindroma qeverish të padiversifikuara. E të cilave, kujtesa jonë, ka ditur t’i japë shpjegimin e duhur.

Të jetosh në kohën e tashme, duke kuptuar atë çka nuk bën asnjë sens, i ka ndihmuar qeverisjet demokratike të ulin prirjet totalitare të këtyre qeverisjeve. Pa përjashtuar këtu, strukturat oligopol, strukturalisht antipatike. Gjasat që secili të ketë të drejtë, janë po aq të mëdha sa edhe lexuesi i këtij shkrimi (uroj që ky lexues të jetë i pranishëm në një gjykim të saktë, edhe të shkrueses, pse jo).

“Burn the Witch!”

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares