Biblioteka

Çfarë konsiderohet fine art?

Nga  | 

U zgjova mëngjesin e shkuar me një mesazh në celular i cili më kërkonte të kritikoja “fotografi të artit bashkohor” për “një mik”. Duhet të shkoja sërish në shtrat për ta rikonsideruar si punë artistike. 

Fotoja e “shokut” ishte shumë e bukur. Ose të paktën kështu tingëllonte. Ishte e ekspozuar në një mënyrë inteligjente, duke përfshirë rregullat tipike të fotografisë. Kishte ngjyra dramatike dhe ishte paraqitur në subjektin: kukulla në një dhomë plot me ngjyra kontrastuese. Por, fotoja, nuk ishte fine art.

“Përse?” theksoi. “Nuk mendon se kjo punë artistike do të fitonte një kompeticion?” Të përkufizosh “fine art” është aspak e thjeshtë. Kjo nuk do të thotë se nuk më pëlqen fotoja e shokut. Është një foto shumë e realizuar për të gjitha detajet e tjera. Problemi përqëndrohet në : fine art. Çfarë është fine art në botën e fotografisë? Çfarë e bën një foto ‘fine art’, në kohët e snapchat, Instagram dhe snapshot? Në mënyrë që t’i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të kuptojmë historinë e artit. Nuk mund të themi se një foto teknikisht perfekte është fine art. Nëse nuk përcjell emocione dhe një mesazh që i referohet kulturës. Gjithçka që e ka këtë dimension mund të konsiderohet /fine art/.

Beth Sheridan është një fotografe e arteve bashkohore si edhe autore që jeton në Houston, Texas. / MDD

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares