Frymëzime

Fjalimi i një politikani

Nga  | 

Fjalimi i nje politikani

Unë, jam sot këtu jo si përfaqësues i votuesve të mi, dhe pra atyre që më kanë votuar në Zgjedhjet e Qershorit, por si përfaqësues i vetvetes në një foltore për të cilën nuk kam respekt e të cilën do ta tallja çdo ditë nga e para. Me përulje dhe ndjeshmëri të veçantë, falenderoj votuesit e mi (ata pra, që votojnë Partinë Socialiste – mua si lider dhe si lidership i kësaj Partie). Me përulje dhe ndjeshmëri të veçantë, kërkoj falje për çdo mungesë vëmendjeje kundrejt çdo qytetari, qytetareje dhe shtetasi shqiptar me Pashaportë shqiptare, të lexuar dhe të kënduar mjaftueshëm, pjesëmarrës mjaftueshëm në jetën publike, të brendësuar mjaftueshëm me politikën; jetën sociale, kulturore, normat e mirësjelljes, mirëkuptimin dhe kuptimim që i bashkëshoqëron dhe gjithçka që pra i jep vlerë synimeve, afarshkurtra a afatgjata qofshin, por të vërteta. Me përulje dhe ndjeshmëri të veçantë kërkoj falje për çdo fëmijë, vajzë, grua të lënduar për shkakun tim. Çdo vajzë që kërcënon jetën e një vajze tjetër, çdo grua që kërcënon jetën e grave të tjera do të jetë prioritet i një Policie tjetër. Që të gjithë e dëshirojnë në këto ditë të vështira për vajzat dhe gratë shqiptare. Një Policie që gjurmon veprat e mira përpara mendimeve pasojë e trajtimit keq, e abuzimit me gjithçka të mirë e të bukur që kanë bërë për shoqërinë shqiptare, për Shqipërinë si vend anëtar i NATO, si pjesë e Bashkimit Europian, si vend europeist-aleat i pandashëm i SHBA- ve. Me përulje dhe ndjeshmëri të veçantë, unë si Kryeministri juaj, Kryeministri i të gjithë shqiptarëve, Kryeministri me përgjegjshmëri përherë të veçantë, kërkoj falje publike, sot, këtu dhe publikisht, pa nënzëra dhe hamendësime të shpikura – kujt i është dashur të vuajë mbi kurriz çdo orë, ditë, gjatë gjithë kohës: problemet e mia personale – që prekin të njohur, të panjohur, krejtësisht të brendshëm apo edhe krejtësisht të jashtëm. Me përgjegjshmëri dhe kujdes të veçantë admiroj, përkrah dhe ndihmoj punën intelektuale, artistike dhe çdo punë profesionale si edhe çdo profesionist. E nëse nuk e kam bërë deri më tash, zotohem se do ta bëj me përulje dhe ndjeshmëri të veçantë.

Juaji.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares