
Aktorja protagoniste e serialit Oktapodi, Patricia Millardet, ka ndërruar jetë në spitalin San Camillo, në Romë, si pasojë e një sulmi kardiak. Për të gjithë fansat e saj italianë e veçanërisht shqiptarë, të serialit La Piovra (produksion i lançuar në vitet 1989-2001), aktorja franceze Patricia Millardet e njohur si Silvia Conti, është ikonë e kinemasë klasike franko-italiane. Gjatë karrierës kinematografike, aktorja Millardet ka qenë e njohur gjerësisht për publikun italian me filmat e producentit dhe regjisorit Carlo Lizzani.
Gjithashtu, në Il sole anche di notte dhe Il bello delle donne. Ikona italiane është në zemrat e çdo teleshikuesi të serialit Oktapodi, ku ajo interpretonte krah Michele Placidos, në rolin e Gjykatëses Silvia Conti.
Corrado Cattani është inspektor policie i dedikuar plotësisht luftës ndaj mafias italiane (i njohur me titullin “La Piovra” ose “Oktapodi”). Edhe pse ai gjendet i vetëm kundër kriminelëve, komisari vazhdon luftën. / përkthyer për gw

Nuk ka komente