Biblioteka

Sikur qëllimet e tua të zotoheshin për gjëra të mëdha (Për çdo politikan/e)

Nga  | 

5AE02F06-3540-47A3-851C-CA7C05FCCC32

Shqipëri e shqiptarë do të shihnin Perëndimin më shpejt dhe më qartë.
Vajza e djem do të ishin më të lumtur me një vend që i respekton.
Bukuri e bukuroshe do të përfaqësonin me kokën lart vendin e tyre në konkurse kombëtare e ndërkombëtare.
Thashethemnaja do t’i bënte vend vërtetësisë. Gjenialiteti, edhe thjeshtësisë.
Fjala do të zbrazej nga ngjyrimet dhe energjia e errët që natyrshëm ti ia jep.
Kanceri i sistemit të mykur demokratik do të pastrohej nga çdo metastazë idiotësie.
Çdo fjalë, çdo mendim dhe çdo vepër do të kishte vlerën që i takon.
Çdo ide e re do të blihej shtrenjtë.
Çdo prind do të vuante më pak nga injoranca, kokëboshësia, kodoshllëku.
Çdo fëmijë do të ishte më pak i trembur prej politikash që gatuhen me mllef, negativitet e keqdashje. Ordinerllëk.
Kanceri, sida, autizmi, ndoshta do të ishin si shytat.
Vendi do të ishte shumë më i mirë, më i hapur për të mirëpritur edhe të rinj e të reja nga Europa e Amerika.
Miqtë e tu pa ty do të ishin disa herë më të vetmuar.
Drejtësia do të ishte drejtësi.
Qëllimet do të kishin vizion dhe vërtetësi.
Bashkëpunimet do të shiheshin në funksion të gjërave të mëdha.
Situatat dëmtuese do t’ia linin vendin urtësisë.
Gënjeshtra do të hapej me pendesë dhe do të sillte të tjera ngjyra.
Familja do të kishte vlerën që i takon.
Dashuria do të kishte vlerën që i takon.
Jeta do të kishte vlerën që i takon.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares