Prijëse

Nuk na pëlqen të na vendosësh standarde shëmtie – nga një shkruese

Nga  | 

B0EE5325-ADEF-4CAF-A43D-F20593E70790

 

Zonjë e nderuar,

Zotëri,

Nuk na pëlqejnë: Standardet e tua të ultra-kristianizmit. Nuk na pëlqen të na kronometrosh buzëqeshjet, ‘nervat’, bezdisjet, pëlqimet, mospëlqimet. Nuk na pëlqen të na vendosësh se për çfarë jemi të talentuar/a.
Nuk na pëlqen të na përcaktosh interesin që na dominon (sepse në një moment mund të dominojë një interes më shumë se sa një tjetër). Nuk na pëlqen të na futesh në çarçafë, në të mbathura, në jetën private. Nuk na pëlqen të na kufizosh në kufijtë që ti ke vendosur për tjetrin.
Nuk na pëlqen të na vendosësh standarde shëmtie, bukurie; standarde që ndiqen por dorëzohen gjatë rrugës: por që, mund të dëmtojnë të pafajshëm. Standarde imazhore, standarde mirësjelljeje, gjatësie flokësh. Standarde kuptueshmërie.
Nuk na pëlqejnë standardet e tua! I bëjnë të mërzitshëm edhe ndjekësit më pak rigorozë. Nuk na pëlqejnë të na diktojnë. Jemi të rritur. Nuk na pëlqejnë të na bëjnë asgjë në formë urdhëruese.
Nuk na pëlqejnë komplekset. Jemi mësuar me ngjyra dhe nuanca. Na pëlqen komunikimi. Nuk na pëlqen paparashikueshmëria stresuese. Na pëlqen vetvetja dhe vërtetësia.

‘Ajo duhet.
Unë dua.’ #🥤

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares