ETIKETË

Katër vite më vonë ne rivendosëm më në fund pushtetin e Amerikanëve

Nga  | 

Në kohën kur Donald Trump anonçoi kandidaturën e tij për president të SHBA-ve, ai njëkohësisht lançoi një lëvizje për të mund të realizuar premtimin e Amerikës. Qysh prej kohës kur ka ardhur në pushtet, Presidenti Trump ka bërë të ditura rezultatet e arritura për amerikanët. Për dekada, president pas presidenti Republikanë apo Demokratë qofshin këto, nuk e ndoqën axhendën të cilën ia premtuan votuesve të tyre.

Katër vitet e fundit, kam qëndruar me Presidentin Trump ndërsa ai i realizonte premtimet ndaj Amerikanëve, edhe kur përballej me sulmet e politikanëve të Washington dhe kolegëve të tyre në median tradicionale. Presidenti Trump u kujdes për reformën e taksave, sipas rregullave, duke çliruar sektorin energjitik, luftoi gjithashtu për tregun e lirë dhe të barabartë. Gjatë tri viteve të para, bizneset të mëdha dhe të vogla kanë krijuar përafërsisht 7 milionë vende pune, duke përfshirë 500’000 vende të tjera pune në zejtari. Shkalla e papunësisë për Afrikano Amerikanët, Hispanikët kanë prekur nivel tepër  të ulët.

Ashtu sikurse edhe punësimi i seksit femër. Presidenti Trump ka shpërndarë reformën Amerikë-Treg. Ai ka zëvendësuar NAFTA me USMCA-tregun më të rëndësishëm dhe të balancuar në histori. Presidenti Trump ndihmoi pozitivisht ekonominë amerikane përpara se koronavirusi të përhapej.

Edhe sepse me një ekonomi të përmirësuar, Amerika e përballoi më mirë pandeminë. Udhëtimet në pjesën lindore të globit u anuluan. Ky model lidershipi (reformat) ka ndikuar drejtpërdrejt në jetët e Amerikanëve, duke punuar edhe për strukturimin e sektorit publik dhe privat qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Trump ka mundësuar pagesa direkte për të ndihmuar Amerikanët e dëmtuar prej pandemisë. Edhe duke sjellë Programin e Mbrojtjes Paycheck, e i cili shpëtoi bizneset e vogla dhe 51 Milionë Amerikanët e punësuar pranë këtyre bizneseve. Falë Presidentit Trump vendi do të ketë një vaksinë të sigurtë si edhe mbrojtje shëndetësore. Gjatë kohës kur Presidenti Trump dhe unë morëm këtë detyrë, Amerika po cënohej prej rolit të saj si lider i një bote të lirë. Ushtria ishte dobësuar prej qeverisë Obama-Biden. Terrorizmi radikal islamik ishte në rritje. Katër vite më vonë, ne rivendosëm më në fund pushtetin e Amerikanëve.

Për t’i dhënë prioritet mbrojtjes ushtarake, duke siguruar afërsisht 2,2 trilionë fonde për ushtrinë gjatë tre viteve të qëndrimit në zyrën ovale.

Gjatë Presidencës Trump, dhuna në komunitete është ulur ndjeshëm. Pa dyshim që, viti 2020 ka qenë një vit tepër i vështirë. Për fat të mirë, energjia dhe zgjedhjet e duhura për t’u bërë janë përpara. Një votë për rizgjedhjen e Presidentit Trump do të thotë një votë që bën të mundur ditë edhe më të mira për Amerikën dhe botën.

Mike Pence është Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares