Biblioteka

“Unë jam Nexhmije Hoxha!”

Nga  | 

Keqkuptimi i Nexhmije Hoxhës, personalisht, m’u kujtua një ditë me diell në Tiranë.

Gjithçka ishte shumë e qartë, atë ditë, ashtu sikurse çdo ditë në atë kohë. Si në kohën e Enverit! C7A986E9-DEEF-47D8-85F7-95F3AED6A399

Pse e kishim këtë ndjesi qetësie në atë kohë?

E pse, sot, Nexhmije Hoxha paragjykohet kaq shumë.

Por a do mund të ekzistonte një parti e Nexhmije Hoxhës, si një parti e zonjave të para, ose si një parti ndryshe për një situatë tjetër politike. Në kontekstin aktual, në të cilin sejcili prej çdo shqiptari a shqiptareje ka një ide të caktuar mbi zonjën e parë shqiptare të kohës së diktaturës, një rrymë politike me një filozofi të orientuar nga një grua e paragjykuar qysh pas rënies së sistemit monist dhe deri në ditën që flasim, do të ishte një pikënisje për një epokë të re politike të grave në Shqipëri, duke edhe u shoqëruar me “pse- në” përkatëse.

Për kë gjithashtu ka tejkaluar veteten për t’i thënë shoqërisë patriarkale se të jesh grua në pozita vendimarrjeje, është jo e lehtë (nëse flasim për gra në pozita shumë të larta, si për shembull një Ministre, një presidente, një Kryeministre) por është gjithsesi shumë herë më e lehtë se sa gratë e një sistemi! Se sa Nexhmije Hoxha. Se sa Liljana Hoxha.

Se sa Musine Kokalari dhe gra të tjera, e të cilat kanë sjellë shumëçka, por nuk kanë marrë ndonjë mirënjohje morale prej kohës së demokracisë. Sa prezent do të ishin shqiptarët në këtë frymë politike nëse do të funksiononte sot?

Duke pasur parasysh faktin, se oligarkia është kthyer në një pushtet edhe më të fortë se qeverisja (shtetërore), një filozofi e ngritur vetëm mbi paragjykimin do të ishte shumë e vështirë të kishte një mirënjohje prej një shoqërie thellësisht patriarkale. Harresa është një element i rëndësishëm për t’i thënë edhe një herë shqiptarëve të esëllt, që të vërtetat e tyre shpesh nuk janë përcjellë siç duhet gjatë viteve të demokracisë. Çfarë mund të sjellë një ‘parti e paragjykimit për gratë’, nëse emri Nexhmije Hoxha si njeriu i pushtetit të dikurshëm, nuk do ishte pjesë e kësaj historie?

Me gjasë, kjo parti do të keqkuptohej ashtu sikurse edhe frymëzimi i saj. Në prag të zgjedhjeve amerikane, në qendër të së cilave është jo pak zonja e parë, një zonjë e parë si Nexhmie Hoxha, me siguri, do të na bënte të kuptonim më shumë për femrat në shoqërinë shqiptare (edhe të grave tmerrësisht të paragjykuara). Çfarë do një grua e paragjykuar prej miqve të saj?

Respekt, Tolerancë / sbakiri

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares