Biblioteka

Arti poetik në Pëshpërimė

Nga  | 

“Ti shkruan në mënyrë të kthjellët, kristalinë, bile, e vendos të shkruarin kthjellët si emblemë të stilit tënd dhe pastaj të bie në dorë teksti i një zonje, apo zonjushe – për këtë nuk je i sigurt se nuk e ke takuar kurrë – që është përndryshe krejt i errët, misterioz, nganjëherë fjalitë aty të duken si mesazhe nisur dikujt në kod. Pastaj është edhe thukësia e këtij teksti dhe një miks i poezisë me prozën (pa qenë, ama, prozometër) që t’i bën gjërat akoma më të vështira. Por prapë figura dhe asosacione mendimesh, ndonëse me zor, e nxjerrin kokën pas fjalëve dhe ti ndjehesh i përfshirë nga valë ëndrrash, nganjëherë makthesh, bashkë me një lumë të gjatë emrash femërorë që të kujtojnë orëeçast se gjendesh në një univers që nuk është e thënë t’ia njohësh medoemos sinorët. Dhe atëbotë ai arsyetimi i Moravia-s se arti modern në letërsi nuk ngjit, siç ndodh në pikturë, muzikë, arkitekturë, me pak fjalë në të gjitha artet e tjera, sikur nuk të duket më i gdhendur në gur.”

ARBEN DEDJA

Padovë, maj 2020

971D586E-6C9D-4289-90E6-AA41E1E3CE74

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares