Op-ed

Pse rezultatet e zgjedhjeve Amerikane jane te padrejta

Nga  | 

0FFD8A62-37CC-4D04-9C07-2627392C44E9

Mandati i parë i Presidentit Donald J. Trump ka qenë në mbrojtje (rezistencë) ndaj të ashtëquajturave politika amerikane. Ashtu sikurse një lidership i ri i cili përballet me sulmet e kundërshtarëve personalë dhe politikë. Në rastin e Donald Trump, këto sulme, kanë qenë shpesh në nivel spekulimesh të tmerrshme, e që Shtëpia e Bardhë e njerëzve që e zbukuan atë, i ka përballuar me dinjitet.

Media Amerikane, tradicionalisht, është në mbrojtje të politikave liberale. Mediat republikane janë të pakta, e në këtë pikë, një lidership ndryshe, krahasuar me liderët paraardhës republikanë, ka bërë diferencën por duke e kthyer paradoksalisht edhe në një pikë të dobët. Sulmi në media kundrejt tij ka qenë i vazhdueshëm deri në datën e zgjedhjeve.

Presidenti Donald J. Trump dhe Melania Trump janë protagonistë të skenës politike amerikane, dhe media sërish e ka fshehur këtë. Gjithashtu, Ivanka Trump është një politikane e re në skenën e Shtëpisë së Bardhë. Me një shkollim ekselent dhe një përgatitje jo thjesht si biznesmene, Ivanka ka qenë pjesë e pandarë e politikës së Shtëpisë së Bardhë këto katër vite.

Politika Clinton është gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm dhe vendimarrës në Amerikë. Jo gjithmonë, kjo politikë e ka favorizuar Donald Trump.

Kjo fushatë ka qenë kryesisht një garë sponsorash! Në debatin e parë, kemi parë një fushatë “të lëshuar” nga ana e Biden dhe një lirshmëri prej Donald Trump – drejt fitores. Më pas kemi parë një rrip më të shtrënguar të tij, e në fund tentativën për të qenë definitivisht fitues i këtyre zgjedhjeve.

Në debatin e dytë, Trump e ka kuptuar që situata ka qenë mediatikisht në favor të Joe Biden dhe është shfaqur më ofensiv. Dhe ka qenë sërish media, e cila e ka zhvendosur në debatin e parë, nëpërmjet diskursit subliminal dhe mesazheve të nënkuptuara, e që, ofendojnë kundërshtarin.

Në debatin final, Donald Trump ka theksuar edhe një herë rezultatet e qeverisë Trump-Pence! Ndërkaq, Biden ka vijuar me një debat të qetësuar, më strategjik. Këtë herë, media është krejtësisht “fair”.

Politika e ngushtë Amerikane ka një orientim të qartë burokrat. E sidomos, politika Clinton-Obama. Ndërkohë, një lider i shkujdesur dhe origjinal si Donald Trump nuk ka shpëtuar pa u vendosur me shpatulla pas muri prej medias sidomos për këtë arsye.

Kush do ta fitojë këtë garë? Tabela e rezultateve për të siguruar votat për hyrjen në Kongres, duket më shumë si një lojë e liberalëve. Edhe pse rezultatet në Georgia dhe Pennsylvania kanë dëshmuar për një Donald Trump qartësisht fitues!

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares