Biblioteka

Nje version etiketë për Shoqërinë e Hapur

Nga  | 

Shoqëria e Hapur është në krizë! Dhe kjo, jo sepse po fiton shoqëria e mbyllur, por sepse, shoqëria njerëzore është zhvilluar. Gabime të shoqërisë së hapur po shrytëzohen nga një epokë kaotike kulturore. Ndërkaq, subkultura të reja sjellin një energji pozitive në qytet.
Pse të rinjtë e sotëm zgjedhin gjithnjë e më shumë jetën e natyrshme së bashku me zgjedhjet përkatëse? A janë këto, zgjedhjet e tyre, apo janë të imponuara prej rrymave të ndryshme, e të cilat ndikojnë nëpërmjet medias vizuale.

Çfarë duhet marrë seriozisht, për ta realizuar siç duhet misionin e një shoqërie civile?

Profesionisti. Personi që zhvendoset më lart për të dhënë shembullin ideal për karrierën profesionale të një personi.
Një protestë. Organizohet për të krijuar një frymë të përbashkët dhe e cila i jep zgjidhje një problematike.

Një media e lirë. Është një medium që përcjell diçka pozitive, të lirë dhe të vërtetë te një publik.

Një universitet. Është një institucion i domosdoshëm për të shkolluar breza të ndryshëm të të rinjve. Me etikë.

Një shoqëri civile. I jep mundësi të barabarta meshkujve dhe femrave. Promovon talentet. Krijon hapësira të reja për të rinjtë.

Pse të rinjtë priren më tepër drejt zgjedhjeve snob për të krijuar një background pjesëmarjeje sociale. Pse i tërheq më shumë versioni i një profesionisti se sa një model i vërtetë promovimi? Pse ndërtojmë versione që nuk e mbartin qëllimin dhe misionin e një shoqërie civile?

Çfarë duhet të bëjë një media e lirë për të sjellë në publik një version të vërtetë të shoqërisë civile. Çfarë bën në të vërtetë ajo? E nëse media e kryen këtë mision, çfarë duhet të bëjë sejcili për ta ndihmuar shoqërinë civile e bashkë me të edhe qytetërimin global.

Na mungojnë njerëzit: “Unë sot mësova diçka të re.”, takimet, oraret, profesionet dhe profesionistët.

Në thelb të tyre qëndron gjithnjë një profesionist, një universitet, një shoqëri civile dhe një media e lirë.

Na mungon shoqëria e hapur pa etiketë por me etikë. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares