Frymëzime

Të ndihesh i vogël dhe te jesh i vogël / Ciklopi dhe Sirena (Ditët e TIFF)

Nga  | 

Nga Silvi Bakiri

Në ditët e ngarkuara me filma dhe publikun e entuziasmuar, pjesëmarrës në TIFF, seria e filmave me metrazh të shkurtër, produkt i të rinjve të talentuar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë në qendër të vëmendjes së publikut që ka ndjekur prej ekranit të madh këta filma. Ndër to, filmi disa minutësh Ciklopi dhe Sirena ngërthen publikun me dy personazhe që zhvillojnë një histori veçmas duke in qasur njëri-tjetrit me një mimikë të egër; agresive, e që sjell një atmosferë grindjeje për vetëm pak minuta. Vetëm se me një specifikë: Sirena, krijuar në këtë rast si një monstër, del nga ujëra të thellë duke e parë vëngër ‘prenë’, ndërsa monstra : Ciklopi ka një pamje pa reagim. Filmi përshkohet nga fillimi në fund me ndjesinë e keqkuptimit.

Në një rast serioz, të filmave me metrazh të shkurtër, filmi mund të kishte titullin “Keqkuptimi”. Personazhet mendojnë se kuptohen por nuk kuptohen. Ciklopi shfaqet me një pamje të pazakontë në film; flegmatik, i papërcaktuar. Ndërkaq, Sirena duket si bishë që mpreh dhëmbët në ujëra të turbulluar por menjëherë më pas zhytet në shtëpinë e saj, në ujë. Paraqitja e ndryshuar e Ciklopit që kemi përfytyruar, duke e kthyer në një qenie tjetër imagjinare me të njejtin përcaktim imagjinues (kujtojmë se Ciklopi është qenie imagjinare), por me tipare tepër të zbutura, na çon të mendojmë për zbutjen e imazhit të Cikolpit që njohim, deri në shndërrim të plotë. Një lloj mpakje e imazhit karakteristik, edhe pse të fantazuar të tij. Ndërsa Sirena, duket po ashtu e shndërruar, në një kafshë të egër frikacake që ndalet pikërisht në përballjen me botën e jashtme. Edhe në këtë rast, vëmë re thuajse një ndryshim të plotë të imazhit të Sirenës me bisht peshku dhe fytyrë gruaje. Sirena është egërsuar dhe është përshtatur me një tjetër imagjinatë; të ndryshme nga imazhi i sirenave. Megjithatë, mesazhi që tejçohet nga njëri personazh te tjetri brenda disa minutave është i qartë për sejcilin por nuk kuptohet për publikun dhe as për ‘marrësin’ e mesazhit komunikues. Të dy personazhet shfaqen të mpakur dhe të çuditshëm. Në mbyllje, askush nuk preferon të dalë nga zona e komfortit, e cila në një rast tjetër mund të jetë edhe rezistenca për të ruajtur ‘veten’ që kërkohet… e që shkakton efekte anësore.

Çfarë e bën Ciklopin më pak ciklop dhe Sirenën, banore e lumtur dhe e pashme e qytetit nënujor?

Pa dyshim, ruajtja e më të mirës te vetja duke u përshtatur me të renë, pa u përcaktuar, në kuptimin e ndrydhjes. Njesoj edhe Ciklopi, duke u zbutur sipas natyrës, pa eksperimentuar.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares