Biblioteka

“Demokracia nuk është gjendje, por reagim”

Nga  | 

Kongresmeni John Lewis, përpara se të largohej nga kjo jetë, shkroi: Demokracia nuk është një gjendje. Është një reagim.”

Dhe ajo çka ai donte të thoshte është se demokracia Amerikane nuk është e garantuar. Të mbrosh demokracinë tonë është sfidë. Një sfidë po aq e vështirë sa edhe detyrimi ynë për të luftuar për të, për t’u kujdesur për të pa e marrë kurrë lehtë.

Të mbrosh demokracinë tonë duhet sakrificë. Kjo kërkon pozitivitet dhe potencial për të shkuar përpara, e kur demokracia jonë ishte në kulmin e betejës në këto Zgjedhje, me shpirtin e vërtetë të Amerikës, dhe botës që e ndiqte, ju udhëhoqët një ditë të re për Amerikën. Stafit tonë të fushatës dhe vullnetarëve, kjo skuadër e mrekullueshme – faleminderit që sollët më shumë njerëz në këtë proces demokratik duke bërë të mundur këtë fitore. Punonjësve të votimeve dhe zyrtarëve të zgjedhjeve përgjatë vendit e të cilët kanë punuar pa u lodhur për të bërë të mundur që çdo votë të numërohet – kombi ynë i detyrohet një borxh mirënjohjeje sepse keni mbrojtur integritetin e demokracisë sonë.

Dhe Amerikanëve të cilët bënë të mundur që zëri i tyre të dëgjohet. E di që kohët kanë qenë të vështira, veçanërisht muajt e fundit. Vuajtjet, keqardhjet e dhimbja. Shqetësimet dhe përpjekjet. Por ne gjithashtu kemi vënë përpara përgjegjësisë kurajon, durimin dhe gjenerozitetin e shpirtit. Për 4 vite, ju ecët dhe organizuat barazinë dhe drejtësinë, dedikuar jetëve, dhe planetit tonë.

Më pas, ju votuat. Dhatë një mesazh të qartë. Ju zgjodhët shpresën, bashkimin, integritetin, shkencën, dhe, po, vërtetësinë.

Ju zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të SHBA- ve. Joe është një shërues. Një përbashkues. Një individ i testuar dhe një dorë e shtrirë.

Një person eksperienca e humbjeve të së cilit i jep atij një ndjenjë qëllimi që sigurisht do të na ndihmojë, si komb, duke përfshirë ndjenjën tonë të arritjeve. Dhe një burrë me një zemër të madhe e i cili do pa kushte. Dhe dashuria e tij për Jill, e cila do të jetë një zonjë e parë e mrekullueshme.

Është dashuria e tij për Hunter, Ashley, nipërit e tij, dhe për të gjithë familjen Biden. E ndërsa sapo e kisha takuar Joe si Zëvendës President, unë njoha atë si baba që do Beau, mikun tim të shtrenjtë, e që e kujtojmë sot këtu.

Bashkëshortit tim Doug, Cole dhe Ella, motrës Maya, dhe gjithë familjes – Ju dua më shumë nga sa mund të shpreh.

I jemi kaq mirënjohës Joe dhe Jill për mirëseardhjen në familje përgjatë këtij rrugëtimi të mrekullueshëm. Dhe gruas më të përgjegjshme në praninë time sot – nënës sime, Shyamala Gopalan Harris, i cili është gjithnjë në zemrat tona. Kur ajo erdhi nga India në moshën 19 vjeçare, ndoshta nuk e mori me mend këtë çast.

Por besoi thellësisht një një Amerikë kur një çast si ky është i mundur. Prandaj ajo besoi në një Amerikë ku një moment kështu është i mundur. Kështu që, unë po mendoj për të si edhe për gjeneratën e grave – Me ngjyrë. Aziatike, Të bardha, Latine, dhe me origjinë Amerikane e të cilat përgjatë historisë së kombit tonë kanë punuar fort për të arritur këtë moment sonte.

Gra që kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar aq shumë për barazinë, lirinë, dhe drejtësinë, duke përfshirë edhe gratë me ngjyrë e që gjithsesi janë shtylla e demokracisë sonë.

Të gjitha gratë që kanë punuar për të siguruar dhe mbrojtur të drejtën për të votuar për më shumë se një shekull: 100 vite më parë me Amendamentin e 19- të, 55 vite më parë me të drejtën për të votuar, dhe tash në vitin 2020 me një brez të ri të grave të vendit tonë që kanë vazhduar luftën për të drejtën e tyre thelbësore për të votuar dhe për t’u dëgjuar. Sonte, unë po reflektoj mbi përpjekjet e tyre, vendosmërinë e tyre dhe fuqinë e vizionit të tyre – për të parë se ç’farë ka qenë e pazgjidhshme – qëndroj në anën e tyre. Dhe çfarë testamenti është për misionin e Joe të thyejë një barrierë politike duke dashur të zgjedhë një grua si zëvendës presidente.

Por ndërsa mund që të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit.

Sepse çdo vajzë e vogël që po na sheh sonte, kupton se ky është një vend mundësish.

Dhe fëmijëve të këtij vendi, pavarësisht gjinisë, vendi ynë ju ka dërguar një mesazh të qartë:

Ëndërroni me ambicje, udhëhiqni me besim, dhe shiheni veten në atë mënyrë që askush nuk ju sheh, vetëm sepse nuk e kanë ditur më parë.

Dhe ne do t’ju duartrokasim në çdo hap përgjatë. Amerikanëve.

Nuk ka asnjë rëndësi për kë keni votuar më parë, unë do të përpiqem të jem Zëvendës Presidenti që edhe Joe ka qenë më parë për Presidentin Obama – i drejtë, i ndershëm, i përgatitur, e që çdo ditë zgjohet me mendimin drejt jush dhe familjeve tuaja. Sepse tani është koha kur puna e vërtetē fillon! Puna e rëndë. Puna e domosdoshme. Puna e mirë.

Për të çrrënjosur racizmin sistemik në sistemin tonë të drejtësisë dhe shoqëri. Për të luftuar krizën klimaterike. Për të bashkuar vendin dhe për të shëruar shpirtin e kombit tonë.

Rruga përpara nuk do të jetë e lehtë. Por Amerika është gati. Dhe po kështu unë dhe Joe. Ne kemi zgjedhur një president i cili përfaqëson më të mirën tonë. Një lider të cilin bota do ta respektojë e gjithashtu edhe një shembull për fëmijët tanë. Një komandant i cili do të respektojë trupat tanë dhe do ta mbajë vendin të pacënuar.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares