Op-ed

Pse kjo qeveri është një mashtrim / les jeux sont fait

Nga  | 

Silvi Bakiri

Që një sistem të funksionojë, së pari, duhet të furnizohet nga truri i kombit. Në të njëjtën mënyrë edhe një qeveri. Në të njëjtën mënyrë, edhe një shtet.

Pse tash që flasin nuk kemi një shtet?

Cili është personi i interesuar për këtë kaos qeverisës. Po aleatët e tij/e saj? Po votuesit e tij/i saj (potencialë) ? Po, publiku i tij/i saj ?

Rrugët e Shqipërisë janë plot me makina e të cilat ecin me shpejtësi maksimale dhe pa asnjë orientim që mund të kursejë jetën e kalimtarëve. Cili është shoferi i dehur në këtë makinë që quhet shtet? Sa i kujdesshëm është ky me kalimtarët? Dhe pra, me fëmijët. Me bijat, me nënat. Me familjet që kalojnë atypari, krejt esëll, për të kërkuar një punë (ose, për të dërguar një CV). Me konceptin e qeverisjes. Me profesionin e tij. Megjithatë. 

Një piktor, detyrimisht është më shumë i dhënë pas ngjyrave, pas formave dhe pas, ndonjëherë, edhe aestetikës së rrugëve në të cilat kalon e parakalon. Një kryeministër, detyrimisht, që duhet të jetë i dashuruar pas drejtësisë. 

Shteti, ashtu sikurse profesioni i një shtetari nuk mund të jetë objekt konsumi. Qoftë ky, edhe shteti i të Vdekurve. Edhe shteti i Klientëve. Sipas meje, 

Një lider, së pari, duhet të frymëzojë qytetarin. Së dyti, duhet të disponojë përuljen maksimale për të mos vjedhur (të vërtetën). Së treti, duhet, në asnjë rast të vjedhë. Së katërti duhet të kujdeset për edukatorët e tij, e që bëjnë, ta zëmë një burrë shteti apo një kombëdashës të madh (larg fjalës fyt). Së pesti, duhet të dijë të frymëzojë fëmijët e vet. Dhe së gjashti, duhet të ketë kthjelltësinë për të kuptuar se ligësia nuk mund të jetë asnjëherë zgjidhje.

Qoftë ky burrë shqiptar, kosovar, maqedonas, bullgar, rus, amerikan, anglez, suedez apo zviceran.

Sa na frymëzon ti zoti Kryeministër në pikat më lart? Dhe si. 

Sa na frymëzon ti Kryetar i Partisë Demokratike? Dhe si.

Sa na frymëzon ti, gazetar i emisionit Opinion, Real Story, Top Show, Zonë e lirë, Pasdite? Dhe si. 

Sa na frymëzon ti (edhe si)  kamarier i këtij vendi? Pse na duhesh ti? Ku! 

Sepse, ne kemi mësuar dhe dimë, që toleranca dhe bashkëpunimi janë pjesë qeverisjesh liberale, e të cilat, e manifestojnë këtë koncept duke respektuar kodet përkatëse të të drejtave të njeriut.

Nuk e imagjinoj dot një kryetar qeverie i cili tolerancën e tij e feston në zyrë.

Një kryetare qeverie e cila pasurinë e saj e feston duke vrarë, duke dëmtuar, duke abuzuar, duke mashtruar.

Një simotër që udhëheq vertikalisht. Një simotër tjetër.

Një gazetar ose gazetare që merret veçse me pushtetin e të pasurve për projekte të të pasurve e që përfshijnë farkeqësisht projekte qeverisjeje të të pasurve.

Një shtet martesor (piramidal). Ku dhëndri ecën dhe parakalon si i dehur kë i del përpara.

Një këshilltare që përcakton dinjitetin e një zyrtari, duke u nisur prej gabimit të djeshëm.

Deri më tani, procesioni i të vdekurve është celebruar suksesshëm për katër vitet e shkuara. Për njerëzit e çoroditur.

Dhe pa qiri. Të shpresojmë deri në Qershor.

Na priftë Italia. Amin.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares