
Personale
Sa kushton suksesi?

©️/ da • s
MELANIA KNAUSI: Përshëndetje, kush jeni ju?
HAUARD STERNI: Jeni një femër kaq seksi.
KNAUSI: Ju faleminderit.
STERNI: Kam parë disa nga fotografitë tuaja. Nuk arrij ta besoj. Jeni si një ëndërr.
KNAUSI: Oh.
STERNI: Jeni kaq shumë seksi.
KNAUSI: Mos ke në plan të dalësh së bashku me ne?
STERNI: Po, e kam një plan të tillë, e dashur. Por, më lejoni t’ju them diçka – dua që të vishni veshjet më seksi.
KNAUSI: Dakord, nuk ka problem.
STERNI: Më vjen keq, por nuk ta them dot. Do ta shohësh.
STERNI: Po tani, në këtë moment, çfarë keni veshur?
KNAUSI: Pëff, jo shumë gjëra?
STERNI: Jeni e zhveshur? Jeni nudo?
KNAUSI: Pothuajse.
STERNI: Uff. Sapo i hoqa edhe unë pantallonat.

(Një as i përhershëm mediatik ishte programi radiofonik i Hauard Sternit. Më nëntor, Trampi dhe Sterni po zhvillonin një nga bashkëbisedimet e shpeshta radiofonike. Trampi përsëriti atë frazën “burrat e rritur qaraviten” kur ai hynte në restorant me Melaninë. Sterni e thërriste Trampin, “Zoti President” dhe luajti një pjesëz të “Himnit të Presidentit të Bashkuara të Amerikës”. (Akti i marrëveshjes së saj, Historia e pathënë e Melania Trampit, Mary Jordan)
“ Si do të vijonte rrugëtimi i së bukurës Melani, pas karrierës si modele e super paguar? Pse Presidenti Trump shënjoi rrugëtimin më të rëndësishëm në jetën e saj? Çfarë do ta tërhiqte njeriun më të pasur të Botës te kjo grua ? Sa të vështirë do ta kishte ajo praninë e suksesshme në Shtëpinë e Bardhë ?”
(Akti i marrëveshjes së saj, Historia e pathënë e Melania Trampit, Mary Jordan)
Si e përballojnë vajzat suksesin në botën e shou-biznesit? Po ne, vajzat shqiptare! Sa kushton të jesh i/e famshme? Në botë. Po në korridoret e shou-t të Ballkanit? A i pyet dikush artistët nëse vuajnë apo jo gjatë përpjekjeve për t’u bërë Dikush; një Person i Rëndësishëm: këngëtare, balerinë, shkrimtare?
Sa prej këtyre artistëve kanë fatin e Melania Trump?
Los Angeles, Miami, Moulin Rouge, Cirque du soleil Çfarë i duhet artistëve për të prekur skena botërore? Cila është rutina e përditshme e një personazhi të njohur në Shqipëri?
Sa na ndihmon ky vend për të arritur këto ëndrra?
Margot Robbins tregon në një video të thjeshtë rutinën e saj të bukurisë. Në këtë video, gjithçka duket perfekte. Në fakt, ajo po shpjegon se sa e parehatshme është kjo rutinë. Në fakt, po shpjegon gjithashtu se sa e rëndësishme është që njerëzit ta kuptojnë siç duhet këtë realitet, edhe të yjeve të botës. Edhe të ëndrrave që bëhen realitet.

Nuk ka komente