Op-ed

Pse Rusia nuk është aspak e interesuar për politikat në Europë dhe në Ballkan?

Nga  | 

Silvi Bakiri


Në radhë të parë, duhet të bëjmë pyetjen pse Europa nuk është e interesuar për paketa paktesh? E gjithashtu, të kuptojmë faktin e patjetërsueshëm se Ballkani, dhe sidomos Kosova janë përdorur dhe përdoren për konflikte! Vetë Bashkimi Europeist është gjithnjë i fokusuar drejt Perëndimit për arsye të qarta.

Nuk ekziston një pyetje e dytë për këtë union. Nëna Shqipëri e ka pirë kafen turke në Washington qysh prej ftesës për një Shqipëri (Kosovë gjithashtu) në Bashkimin Europian. Pra një debat për një debat, me fokus PR- in personal është një problem fondesh personale.  I cili duhet qeverisur në Lobin Qendror, asnjëherë përkundër mjekut.

Cila është pyetja në këtë problem Shqipëri-Kosovë ose anasjelltas? Dhe nëse, nuk ekziston një problem nacional i cili e shet shqiptarinë në Angli, atëherë cili është problemi i mëpastajëm? Një Shqipëri e vërtetë.

Çfarë është një Shqipëri e vërtetë?

Shqiptarë që nuk harrojnë historinë e tyre e që e duan njëri-tjetrin. Shqiptarë që kanë kuptuar pse- të përkatëse. Në këtë sens, a na duhet një Shqipëri me fokus ‘interesa të shpërndara’ në një kohë që edhe Gjermania si vend strategjik debatesh ka kuptuar rolin e saj? Them se jo.

Europa nuk është e interesuar për paketa paktesh sepse e ka shumë të qartë zërin e saj në orientimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli i Rusisë në Bashkimin Europian është një presion më i shkuar karshi presionit të përgjithshëm që vetë Amerika e ka për detyrë ndaj qytetarëve të vendeve të ndryshme nëpërmjet protestave, mesazheve të përbashkëta dhe të kuptuarit edhe të misioneve të hershme; siç NATO. Çfarë pritet prej anëtarëve të bashkimeve që mbrojnë të drejtat e njeriut (LGBTQ), feministeve shqiptare, politikaneve (gra dhe burra)?

As më pak e as më shumë nga se një gazetari e sinqertë, një mjekësi e sinqertë, një lidership i kthjellët (kthjelluar), i cili, përfshin veçanërisht psikologë të ndërgjegjshëm. Shqiptarë duhet ta kenë këtë ndërgjegjje të përbashkët, minimalisht për dinjitetin e tyre sa pa e kthyer Shqipëri-Kosovën në një dhomë hoteli. Rusia mbetet jashtë kësaj dhome. E madje, ndonjëherë, edhe Korea.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares