Op-ed

“Sistemi i ‘vajzave te sherbimit”

Nga  | 

Silvi Bakiri

Për çfarë shfrytëzohen këto vajza në Shqipëri?

E nëse, pjesë e një borderoje shteti, a ka sodapak mundësi që dinjiteti i tyre të mos dyshohet? Si fuksionon nië sistem bazuar mbi njerëz që i përgjigjen pyetjeve? E nëse jo, si funksion ky sistem në të vërtetë?

Nëse më duhet një e dhënë, kam një program kompjuterik i cili më përgjigjet saktësisht, pa ndërhyrë në kohë dhe hapësirë te dikush tjetër.

Burimet njerëzore janë burime kapitale dhe si të tilla nuk lejohet (juridikisht) të përdoren prej sistemesh të tjera. E që, medoemos janë sisteme të shfrytëzimit të njerëzve.

Çfarë përmban një sistem i vjetër i kapitalit njerëzor?

Së paku, komunikimin me këtë kapital.

Çdo gjë që i sjell dëm faktik (matematik/të matshëm) njerëzve nuk mund të jetë ekuacion i burimeve njerëzore. Dhe e kundërta: Çdo gjë që i sjell dëme (të matshme/të faktuara); një koorporate, një grupimi, një vendi, nuk mund të pjesë as e qeverisjes së tij, dhe as pjesë e një komunikimi standard për kastën e intelektualëve të një vendi, edhe të Shqipërisë.

Çfarë janë “vajzat e shërbimit” në Shqipëri?

Kujt i “shërbejnë” ato dhe si? A ekziston një fond për kontributin e tyre në shtetin shqiptar, apo, edhe kjo, ngelet për hamendësimet e çdo votuesi të sotëm dhe të nesërm? Vajzat e shërbimit policor dhe “spiunet” a janë një problem përsëri i shtetbërjes. Shtetit.

Pse kontekstualizohen njerëzit e lirë të një vendi demokratik, qysh prej 31 vitesh? Pse më duhet një kontekst njerëzor, në një kohë që kam intelektin. Çfarë zbuloj nëpërmjet një rrethi kontekstual, e që nuk e zbuloj dot nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejtë për dhe me kapitalin njerëzor.

Njeriu është kapital.

Automatizimi i burimeve njerëzore është një eksperiment i vjetër, i cili ka dështuar.

Përgjigjet për pyetje të rëndësishme dhe me kosto të lartë, i referohen gjithnjë Intervistuesit. Asnjëherë probabilitetit se si mundet një qenie njerëzore të jetë unike në këtë ekuacion që e ka krijuar natyra dhe jo akademia nuk mundet t’i kundërshembullohemi me një përgjigje jo ekzakte. Aq më pak, nëse pjesë e një sistemi që funksionon i automatizuar duke përfshirë edhe burimet njerëzore.

“Ti më pyet, unë të përgjigjem.” Kompjuteri

Ti më pyet, unë të përgjigjen e kërkuar. Sipas një cikli të paracaktuar.

Konkluzion (tezë)

Njeriu nuk mund të funksionojë si kompjuter.

Vetëm shkencat kompjuterike janë shkenca ekzakte.

Vajzat e shërbimit janë pjesë e një strukture pa kontekste. Vajza të tjera nuk mund të jenë më viktima përdorimi prej kontekstesh edhe më të qarta. Rastet e shfrytëzimit të vajzave nga policia dhe shteti shqiptar janë marrëveshje të mbyllura e që nuk mund të jenë asnjëherë e Bashkimit Europian, e as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Unë bëj atë që jam. Në një treg meritokratik.

Oligarku që bllokon këtë standard, ligjërisht, nuk ka se si mos të dënohet. Për sa kohë që shteti i referohet ligjeve të vërteta.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares