Op-ed

Partia Socialiste me Edi Ramën

Nga  | 

Çfarë është ky projekt dhe kush e ka sjellë në Shqipëri?

Adoleshentët shqiptarë janë votuesit më të rëndësishëm për zgjedhjet e Qershorit: qysh prej atyre që vuajnë nga autizmi e deri te adoleshenti-gjeni. Si mund të afrohen këta adoleshentë në rrugën e qartë të një partie socialiste me votues të kualifikuar. Pse duhet Partia Socialiste? Pse nuk mund të funksionojë një vend pa opozitën

Çfarë i ofron një vendi normal funksionimi normal i opozitës? Ose, edhe krijimi i një partie të re/partive të reja, e që i jep prioritet informacionit dhe njerëzve të komunikimit. Përpos faktit që një demokraci është e destinuar të vdesë nëse nuk e ujisim me mendje të reja dhe të freskëta (jo si Zombie) por për të rinj që iu afrohen shqiptarisë me gjithë pozitivitetin për të pasuruar elitat aktuale. Kush janë këta të rinj, nëse ata dhe ato, të cilët kanë mendjehapësinë për të kuptuar atë çka i duhet vendit tonë për të ecur në rrugën e kujtesën dhe jo të harresës, në rrugën e drejtësisë dhe jo të krimit, në rrugën e arti dhe jo të vagabonderisë, në drejtim gjithnjë perëndimor e pa anekse interesash individuale pa individualitet, nuk i qasin drejtësisht.

“Njoh një vajzë të vogël që iu shkëput nënës nga dora, jo sepse nëna ishte e papërgjegjshme, por sepse, harresa ish kthyer në lajtmotiv në vitet’90. Sistemi dënoi nënën. I njëjti sistem i cili na bën të harrojmë edhe sot, ndryshimet thelbësore midis mendimit, fjalës, veprës. I njëjti sistem i cili i jep pushtet injorancës dhe injoron të kualifikuarit. I njëjti sistem i cili ka harruar e harron konceptin e tjetrit . Çfarë është tjetri. Pse ky/kjo tjetër nuk është unë? Këtë pyetje ia bëjmë katër deri në pesë njerëzve të sistemit, jo pjesës tjetër të botës.

Unë jam tjetri. Tjetri s’është Unë.

Unë marr vendime vetëm për veten, duke edhe menduar se si  ndikojnë këto vendime te tjetri.

Unë dhe tjetri, janë ajo që është edhe shoqëria post-moderne e artistëve, akademikëve dhe gjithë krijuesve të lirë.

Kush nuk i përgjigjet këtij ekuacioni social, e që nxënësit shqiptarë e mësojnë në Sociologji, patjetër që ka rënë pre e skizofrenisë së tryezave ku pëshpëritet dhe nuk flitet lirshëm. Me frikën se na dëgjojnë fqinjët. Shttt. Sistemi shqiptar është sistemi im, jo i tjetrit. “Tjetri” nuk ekziston. Filozofia dhe shpikja janë koncepte të ndara. Të përkufizosh është të mos njohësh, e të dashurosh mosnjohjen është t’i japësh Sy situatave irreale.

Unë dua të bëhem Zonjë e Parë! Unë dua të bëhem Kryeministre. Unë dua të bëhem e pasur.

Si mund të realizohet kjo, në kushtet kur ndalohet ndërfutja e mendimit të ndryshëm dhe duartrokitet imponimi.

Ka gjithnjë një publik që na e ha kokën me kujtesë. Ky publik jam Unë. E Unë s’jam Ti. (ps – e kujtesës)

P.s l

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shares